Rezoluta e PE, Balla: Jemi gati ta votojmë nesër pikë për pikë!

413
Sigal

TIRANE – Dy të deleguarit e Parlamentit Evropian për të “pajtuar” opozitën dhe mazhorancën i kanë dorëzuar palëve projekt-marrëveshjen finale për rikthimin e të djathtëve në Parlament. Mazhoranca u shpreh e gatshme per ta perkthyer ne nje rezolute te Kuvendit tone, dhe ftoi opoziten qe te jete e pranishme ne seancen e te merkures per ta votuar bashkarisht. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla ne nje deklarate per mediat tha se ky projekt do të kalojë në seancën e së mërkurës, ditë e cila shënon dhe mbylljen e këtij sesioni parlamentar. Ai shtoi se projekt-marrëveshja do të votohet në Kuvend edhe nëse opozita vendos të vijojë bojkotin dhe të mos i bashkohet kësaj seance.
 
“Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përshëndesim qëndrimin parimor të dy përfaqësuesve të dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, për ne deklarata e tyre është 100 % në linjë me qasjen parimore që parlamenti Evropian ka dhe që i takon tashmë kuvendit tonë ta mbështesë tërësish. Ne jemi gati  ta kemi këtë qëndrim parimor, një rezolutë të Kuvendi të Shqipërisë dhe ta votojmë që nesër së bashku me deputetët e PD në kuvend. Le të shpresojmë që PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë bashkë me ne këtë rezolutë fjalë për fjalë siç është. Në pritje të reagimit të PD do të shohim mundësinë që sidoqoftë të votojmë nesër këtë rezolutë si shprehje të palëkundur të shumicës parlamentare në kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh deputeti i PS-së Taulant Balla.

Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein edhe pse ikën nga Tirana pa firmat e dy liderëve politikë për një marrëveshje konkrete që do t’i jepte fund bojkotit të opozitës pre 5 muajsh, duket se e kanë vazhduar ndërmjetësimin edhe nga Brukseli.  

 
Kukan përmbylli të hënën në Tiranë takimet kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, ndërsa negociatat i parapriu të premten (19 Dhjetor) kolegu i tij Fleckenstein, i cili takoi liderët politikë për të njëjtin qëllim.
 
Ndonëse tepër konkret dhe me një draft të detajuar me kërkesat, eurodeputët e kanë pasur të pamundur t’i bindin përfundimisht dy forcat më të mëdha politike në vend të nënshkruajnë një marrëveshje.

Dy negociatorët, Kukan i qendrës së djathtë evropiane dhe Feckenstein i qendrës së majtë, u sugjeruan palëve të bien dakord mbi draftin e sugjeruar prej tyre që në thelb përmbante kërkesat e bëra publike nga Partia Demokratike. Pika më e nxehtë, është ajo për dekriminalizimin e parlamentit, ndërsa në takimin e fundit me Kukan, gjatë së hënës, lideri i opozitës kërkoi që Kukan të dalë garant që mazhoranca të mos e përdorë shumicën e cilësuar prej 84 votash, për ligje të caktuara nëse nuk do të konsultohet dhe marrë më parë aprovimin e opozitës.

Prania në Kuvend e opozitës është kthyer në domosdoshmëri tashmë, për shkak se afatet ligjore për skadimin e mandateve janë drejt fundit.