Rexhë Byberi: Në 2013-n presim dyfishim të numrit të turistëve

134

Flet Kryekomunari i Margegajt: Kryeministri Berisha na ka mbështetur maksimalisht

 Falë infrastrukturës së krijuar në 2013, Komuna Margegaj pret që së shpejti numri i turistëve të shkojë në mbi 50 mijë vetë. Veç turistëve vendas, Komunën e Margegajt e kanë vizituar shumë vizitorë të huaj, ku spikasin ambasadorët, apo dhe vajzat e “Miss Globi 2007”. FA kanë dhënë ndihma të mëdha në raste emergjencash dhe hapje të dhjetëra kilometrave rrugë. Shuma totale e investimeve te kryera ne territorin e Komunës Margegaj është 30 miliard lekë. Valbona, kjo perlë e natyrës shqiptare është një zonë turistike e në rrethin e Tropojës. Në këtë bukuri të Alpeve Shqiptare hapja e sezonit turistik thuajse është vetëm një moment ceremonial zyrtar pasi turistët aty gjenden 12 muajt. Çdo qytetar shqiptar, por dhe të huajt kanë dëgjuar për luginën e Valbonës, por ndoshta jo çdokush ka mundur të shijojë bukuritë e saj. Turizmi përbën prioritetin kryesor për zhvillimin e Komunës Margegaj, kjo për faktin sepse komuna posedon resurse natyrore të një niveli shumë të lartë të cilat janë; lugina e Valbonës, e lumit të Gashit, të dyja këto parqe kombëtare. Resurse për tu shfrytëzuar dhe vizituar nga turistët janë bjeshkët, lumenjtë, burimet ujore dhe liqenet, lumi i Valbonës në rrjedhjen e tij të poshtme krijon dhe plazhe. Vlen të theksohet fakti se veç bukurive që zoti i ka falur luginës së Valbonës së komunës Margegaj, një punë jashtëzakonisht e madhe për përmirësimin e infrastrukturës është bërë dhe nga komuna me drejtues të suksesshëm prej 4 mandatesh të zoti Rexh Byberi. Kryekomunari Rexh Byberi në një intervistë flet për investimet e kryera përgjatë viteve të drejtimit të tij të komunës në 4 mandate si në; arsim, shëndetësi, rrugë, ujësjellës-kanalizime, energjetik, turizëm, etj, për ta kthyer komunën e tij në lider sa i përket turizmit malor. Në komunën Margegaj, pjesë e së cilës është dhe Valbona, një turist do të përballet me një infrastrukturë të mirë rrugore, shtëpi alpine ku do të akomodohen në kushte të kënaqshme, furnizim më ujë të pijshëm dhe energji elektrike në mënyrë sistematike. Kapacitetet ekzistuese janë 400 shtretër gjithashtu ekzistojnë kampingjet që kryesisht e kërkojnë turistët e huaja si dhe hotele dhe bujtina të tjera. Ndërkohë turistët do të gjejnë qetësinë karakteristike të bjeshkëve, mikpritjen e banorëve pasi deri më sot në komunën tonë nuk është shënuar asnjë incident. Veç turistëve vendas, komunën e Margegajt e kanë vizituar shumë vizitorë të huaj ku spikasin ambasadorët e akredituar ne Tirane, apo dhe vajzat e “Miss Globi 2007”. Kryekomunari Rexh Byberi falënderon qeverinë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrin Sali Berisha (Nderi i Komunës Margegaj), FSHZH, Ambasadën e SHBA, UNDP donatorë të tjerë dhe qarkun Kukës për mbështetjen që i kanë dhënë në thithjen dhe realizimin e investimeve. Ja si shprehet më tej, zoti Byberi.

Zoti Byberaj përpara së të bëjmë një bilanc të punës suaj në katër mandate në krye të komunës së Margegajt, pjesë e së cilës është dhe lugina e bukur e Valbonës a mund të dimë cilat janë disa nga investimet dhe prioritetet tuaja këtë dhe pritshmëritë për numrin e turistëve kur jemi më shumë se dy muaj larg nga hapja zyrtare e sezonit turistik?

Ju falënderoj sinqerisht për këtë intervistë që përmes faqeve të gazetës suaj të kem mundësinë të komunikojnë me qytetarët shqiptarë për t’ju komunikuar atyre ndryshimet rrënjësore që ka pësuar kjo komuna sidomos vitet e fundit, e cila është bërë shumë e frekuentuar fal investimeve pa fund që janë kryer në të gjitha drejtimet. Më duhet të theksoj që edhe pse jemi ende më shumë se dy muaj e gjysmë nga hapja zyrtare e sezonit në Valbonë ka turistë dhe tani në dimër siç dhe i patë vetë. Pra, lugina e Valbonës thuajse në çdo stinë të vitit të turist por sigurisht ky numër është më i madh në muajt e verës. Fal infrastrukturës së krijuar si dhe asfaltimit të pjesës së rrugës që ka mbetur për në Valbonë për vitin 2013 presim dyfishim në numër të turistëve. Garanci për turistët nuk është vetëm mikpritja karakteristika që i shoqëron banorët e kësaj zone por dhe investimet e kryera ndër vitet dhe që pritet të kryhen të tjera siç është centrali elektrik që do përfundojë së shpejti dhe do furnizojë më energji elektrike luginën e Valbonës ndërkohë presim që të nis HEC i Dragobisë. Së shpejti do përfundojë dhe përfundimi i dy ujësjellësve te Ceremit dhe Valbonës një investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) ku drejtori punëtorë z.Benet Beci është dhe i cili është “Qytetar Nderi i Margegajt”. Në shtimin e numrit të turistëve do të ndikojnë dhe investimet e rrugëve të hapura nga efektivat e FA ku presim që të gjitha bjeshkët e Nemuna të Malësisë së Gjakovës të përfitojnë sikurse i gjithë rrethi i Tropojës. Pra, gjithçka që është bërë nga komuna më bashkëpunim me qeverinë shqiptare në kujdesin e Kryeministrit Berisha si dhe mbështetjen e donatorëve ka bërë që të lulëzojnë kërkesat për hapjen e lokaleve private shenjë kjo e besimit në investimeve pa fund të realizuara dhe të tjerave që pritet të përfundojnë. Sikurse çdo vit dhe për 2013-n është bërë traditë të hapet sezoni me 15 qershor qe i shtron vlerat qendrës së zhvillimit të komunës. Kur them që këtë vit ne presim dyfishim të numrit të turistëve veç infrastrukturës që kemi krijua një ndihmë të padiskutueshëm do të ketë dhe hapja e pikës së kalimit kufitar në Vranicë, e cila lidh trevat shqiptare të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ka përfunduar projekti i asfaltimit të rrugës së Ceremit, e cila do kalojë rrugë nacionale pasi do të lidh dy shteti Malin e Zi dhe Shqipërinë. Miratimi i hapjes së vendkalimit të ri kufitar në Vranicë është miratuar me VKM 5.2. 2013. Turistët tashmë e njohin zonën pasi e kanë vizituar edhe më  parë, ndaj e dinë problemin e vështirësive për strehim në këtë periudhë. Kjo ka bërë që shumë prej tyre ta zgjidhin problemin e strehimit duke ngritur kampingjet e veta në mjediset afër fshatit. Ndërkohë, është rritur edhe numri i vizitorëve ditorë nga Kosova sidomos në muajt e verës. Vitin e kaluar numri i vizitorëve nga Kosova arrinte thuajse çdo ditë në mbi 250 persona. Numri në rritje i vizitorëve të huaj dhe kosovarë e kanë kthyer Valbonën në një qendër të rëndësishme turistike, sportive dhe kulturore përmes veprimtarive të përbashkëta që organizojnë vizitorët. Një rëndësi  të veçantë marrin edhe ngjitjet alpinistike të shumë prej vizitorëve të huaj dhe kosovarë majave pranë Valbonës. Ndërtimi i autostradës e ka afruar ndjeshëm zonën turistike të Valbonës me pjesën tjetër të vendit, gjë që ka sjellë rritjen e vazhdueshme të vizitorëve vendas e të huaj dhe duke e kthyer  në pikë turistike gjithëvjetore.

Zoti Byberi pas 4 mandatesh tuajt në krye të Komunës së Margegajt ndryshimet janë të prekshme, rrënjësore. Sot a mund të na kujtoni ditën e parë të uljes në karrigen e kryekomunarit dhe cili ishte nëse mund të themi kështu çelësi që iu solli në stadin aktual të zhvillimit të komunës?

Më kujtohen në fakt momentet e vështira të drejtimit të komunës në vitin 2000. Me marrjen e mandatit të parë vetëm disa vite pas vitit 1997, administrata e komunës thuajse i kryente shërbimet nëpër shtëpi sipas detyrave ku atje ndaheshin pagat, asistencat, dhe shërbime të tjera. Hapi i parë ishte vendosja e administratës në zyrat e komunës dhe krijimi i kushteve minimale për punë. Ne nuk kishim aspak kohë për të humbur ndaj menjëherë komunikuam me intelektualët e zonës të fushave të ndryshme dhe iu kërkuam dhe atyre të jepnin kontributin për zhvillimin e komunës, të cilët sigurisht na mirëkuptuan duke na u përgjigjur. Si rezultat i këtij bashkëpunimi mundësuam të hartojmë prioritetet më afatshkurtra në; arsim; shëndetësi, shërbime ndaj komunitetit dhe të projekteve afatmesme si realizimi i premtimeve elektorale në projekte, kërkimi i donatorëve pas përgatitjes së projekteve për realizimin e tyre si dhe krijimi i kushteve normale për punë në ambientet e komunës. Sigurisht që komuna ka punuar mbi platforma të qarta zhvillimi siç është dhe strategjia afatgjatë për një turizëm të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.

Vitin e kaluar inauguruat hapjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit. Çfarë ofron ajo dhe sa do iu vij në ndihmë turistëve?

Po në çeljen e sezonit turistik në luginën e Valbonës inauguruam hapjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit një investim ky i FSHZH. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, deputetë të zonës, autoritete të Qarkut të Kukësit, Prefekti si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore e lokale nga Shqipëria e nga Rrafshi i Dukagjinit, operatorë Turistik, biznesmenë, drejtues nga Agjenci Zhvillimi, shoqëria civile, Kryetarë bashkie e komunash fqinje, nxënës e mësues, banorë të zonës si dhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka realizuar ngritjen e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit në Valbonë. Kjo qendër ka ambiente multifunksionale, ku në ambientet e brendshme të qendrës kishim afishuar stenda me informacionet kryesore për turistët vendas e të huaj, harta orientuese, pamje nga bukuritë e rralla të luginës së Valbonës, etj gjë që do të ndodh dhe këtë vit në këtë qendër. Në atë aktivitet, grupe nxënësish shpërndanë fletëpalosje promovuese -informuese për të pranishmit në kuadër të zhvillimit të turizmit për komunën e tyre. Në mbyllje të aktivitetit pjesëmarrësit u ftuan të ndiqnin një program artistik. Qendra e Zhvillimit të Turizmit Valbonë është ndërtuar në kuadër të Projektit “Punët në Komunitet III” me fondet e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) si kredi për qeverinë shqiptare dhe është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për ndërtimin e kësaj qendre janë përfshirë ndërtimet e objekteve si: 2 godina multifunksionale, ambiente të jashtme për gatim, ambiente çlodhëse, terrene sportive, ambiente të tjera në funksion të Qendrës (Pusi i Ujit, Parking, etj.). Ndërtimi i kësaj qendre do të nxisë më tej zhvillimin e turizmit lokal të kësaj zone duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e kushteve ekonomike-sociale të jetesës së mbi 4000 banorëve të Komunës Margegaj, e veçanërisht banorët e Luginës së Valbonës. Turistët vendas e të huaj do të kenë mundësinë të marrin informacionin e nevojshëm për kulturën, bukuritë natyrore apo atraksioneve të tjera që ofron lugina e Valbonës.

Kuptohet që Komuna Margegaj ka vërtet potenciale turistike por që këto potenciale te dhuruara nga natyra i ka pasur aty dhe më parë mirëpo rritja e numrit të turistëve kanë ardhur fal investimeve të kryera duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Ky është një tregues që ju si kryekomunar i keni kushtuar rëndësi zhvillimit të turizmit. A mund të na rendisni ju lutem disa nga investimet që keni kryer gjatë këtyre viteve?

Në mandatin tim të parë pavarësisht disa momenteve të vështira prioritet i Komunës së Margegajt ka qenë zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm. Nevoje emergjente ishte hartimi i një strategjie zhvillimi me projekte të besueshme financimi qoftë nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga donatorët e interesuar. Askush nuk investon pa pasur një projekt. Strategjia afatmesme e Komunës Margegaj është një arritje cilësore në procesin tonë të zhvillimit. Përgatitja e kësaj strategjie ishte e nevojshme pasi ne krijuam bindjen se pa një planifikim cilësore, orientues afatmesëm dhe afatgjatë asnjë sektor nuk mundet të zhvillohet në mënyrë efiçente. Është kënaqësi të deklarojë sot se ne kemi mundur të realizojmë të gjitha objektivat. Veç zhvillimit të strategjisë për periudhën 2000-2010 për të cilën iu fola lindi nevoja për një tjetër strategji zhvillimi për vitet më pas. Ndaj përgatitja e strategjisë afatmesme për periudhën deri në vitin 2015 erdhi si rezultat jo vetëm i eksperiencës së komunës por dhe i njohurive dhe eksperiencave të përparuara të cilat u mundësuan prej organizimit dhe financimit të ofruar prej Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) dhe profesionalizimit dhe dedikimit për përgatitjen e dokumentit prej Qendrës për Zhvillimin e Integruar CID Albania. Investimet kanë qenë të mëdha dhe për këtë dua sinqerisht të falënderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha për mbështetjen që na kanë dhënë. Për mua si kryekomunar, banorët e komunës ishte një kënaqësi dhe nder që në vitin 2009 vet kryeministri Sali Berisha bëri dy inaugurime në komunën tonë atë të rrugës automobilistike Bajram Curri-Valbonë dhe ujësjellësi Valbonë-Bajram Curri. Me qëllim zhvillimin e turizmit është bërë i mundur nga komuna evidentimi i vlerave më të spikatura turistike të zonës, është hartuar guida turistike edhe prodhuar në mijëra kopje në dy gjuhë, si dhe është punuar ngushtësisht me banorët për zhvillimin e turizmit familjar. Shuma totale e investimeve te kryera ne territorin e Komunës Margegaj është mbi 30 miliardë lekë. Investimet e kryera në komunë si dhe promovimi i turizmit ka bërë që nga 250 turistë që kishte në Valbonë në vitin 2000 në vitin 2011 ky numër të shkonte në 25 mijë në vitin 2012 28 mijë dhe për vitin 2013 presim dyfishim të numrit të turistëve krahasuar më 2012. Këtë vit me kapacitetet që kemi dhe asaj çfarë ka ndryshuar në komunën tonë fal investimeve pritet që ky numër të vijë në rritje.

Investime e kryera në vitet 2002-2011

 Shkolla

Rikonstruksion i shkolla 9-vjeçare Margegaj

Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Shoshan

Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Dragobi

Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare Valbonë

Qendra shëndetësore dhe ambulanca

Ndërtim Qendra Shëndetësore Fshati Dragobi

Ndërtim Ambulanca Fshati Valbonë

Ndërtim Ambulanca Fshati Margegaj, lagjja Dedaj

Ndërtim Ambulanca Fshati Kocanaj nr.1

Ndërtim Ambulanca Fshati Kocanaj nr. 2

Ndërtim Ambulanca Lagjja Paqes

Ndërtim Ambulanca Fshati Shoshan

Ndërtim rrugë, asfaltim, ura

Asfaltimi i Rrugës Auto-Shoshan plus rruga e komunës

Rikonstruksioni Prroi Margegaj, (Lagjja Dedaj)

Rikonstruksioni i Rrugës Dragobi-Cerem

Rikonstruksioni i rrugëve të Bjeshkëve

Asfaltim i rrugë Dragobi – Motinë

Asfaltimi i Rrugës i Fshatit Kocanaj

Ndërtim Ura Fshati Dragobi, Klysyr

Ujësjellësa, kanale ujitës K.U.Z Prroje

Ndërtim Ujësjellësi Lagjja Smajlaj Fshati Dragobi

Ndërtim Ujësjellësi Fshati Valbonë

Ndërtim Ujësjellësi Margegaj, Kocanaj, Shoshan, Paqe, Fushë- Lumi

Ndërtim K.U.Z Fshati Margegaj

Rikonstruksion i Përroit Dedaj, Fshati Margegaj

Rikonstruksion, Kanali Ujitës Krasniqe, Kocanaj,

Shoshan, Paqe

Investime të tjera

Rikonstruksioni i zyrave të Gjendjes Civile Margegaj

Ndërtim Shtigjesh Lugina e Valbonës

Rikonstruksioni Zyrave të Komunës Margegaj+Rrethimi

Ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 10kvv Shoshan-Rragam 30km

Vendosja e 30 transformatorëve në fshatrat e Komunës Margegaj

Janë mirëmbajtur të gjitha kanalet vaditëse të fshatrave , me buxhetin e Komunës dhe asnjë pëllëmbe toke nuk ka ngelur pa vaditur

Në fshatin Çerem u realizua

Rikonstruksion i rrugës Cerem-Vranicë- Markofcë

Në fshatin Valbonë u realizuan

Ndërtimi i ujësjellësit për ujë të pijshëm dhe vaditjes Valbonë

Ndërtimi Qendra e zhvillimit turizmit.

Pajisja e qendrës së zhvillimit Turizmit Valbonë.

Ndërtimi i shtigjeve Malore në të gjithë luginën e Valbonës

Ndërtuar kampingu në fshatin Valbonë për turistët

Në fshatin Rragam u realizua

Ndërtimi i ujësjellësit Valbonë i cili furnizon edhe fshatin Rrogam me ujë të pijshëm

Në fshatin Lagja Paqe u realizua

Ndërtimi i ujësjellësit Lagja Paqe

Investimet që janë kryer në 2012-n

Shtigje Malore në Zonës e Valbonës

Sinjalisti ne gjithë Komunën Mergegaj

Kampingje ne Bjeshkët e Komunës Margegaj

Rikonstruksioni i rrugës Gocaj-Markofce

Ndërtim Prita në Luginën Valbonës

Rikonstruksion rrugës Dragobi-Motine

Rikonstruksion rrugës Margegaj (Toskaj+Murataj)

Rikonstruksion rrugës Margegaj(Lagjja Dedaj)

Rikonstruksion rrugës Kocanaj(Lagjja Gedaj)

Rikonstruksion rrugës Kocanaj (Lagjja Rustemaj)

Rikonstruksion i rruga Shoshan (Vazhdim)

Rikonstruksion i rrugës Shoshan (Lagjja Grace)

Rikonstruksion i rrugës Fshati Paqe

Ndërtim Rruga Valbone-Jezercë

Hartimi i planit urbanistik i Komunës Margegaj

Përfundimi i asfaltimit te rrugës Shoshan-Valbonë 25 km

Përfundimi i projekteve KUZ ë fshatrat

Koçanaj, Shoshan, Paqe, Fushë-Lumi

Investimet në 2013

 Ndërtimi i pikës së kalimit Vranicë – Plave Guci – Mal i Zi

Rikonstruksioni i rrugës Kika- Çerem-Vranicë

Pajisja e Qendrës Zhvillimit Turizmit Valbonë

Fillimi i punimeve te HEC-it Valbonë

Fillimi i punimeve te HEC-it Valbonë