Rexhë Biberi: Turizmi do të jetë proiroriteti i bashkisë së re

46
Rexhë Biberi është kandidat i ASHE për bashkinë e Tropojës. Rexhë Biberi është optimist për fitoren, falë punës së tij në krye të komunës Margegaj për 4 mandate, duke u cilësuar si njeriu i punës dhe kryekomunari i sukseseve. Në intervistën për gazëtën “Telegraf” kandidati për Tropojën, Rexhë Biberi zbardh programin e tij elektoral, duke theksuar se priroritet është turizmi, por edhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive që ka natyra dhe nëntoka e bashkisë së re të Tropojës, në shërbim të rritjes së mirëqënies të banorëve tropojanë. 
– Zoti Biberi çfarë politikash do të ndiqen për të parandaluar ndërtimet pa leje që dëmtojnë peisazhin në zonën e Valbonës?
Valbona dhe lugina e saj mbrohen nga ligjet ekzistuese si park nacional. Përveç ndjeshmërisë së qytetarëve, e cila duhet të rritet, korrektësia ndaj ligjit do të jetë e panegociueshme. Ndërtimet aktuale në parkun e Valbonës në tërësinë e tyre nuk e prishin aspak imazhin turistik, të cilat i janë adaptuar sa traditës arkitekturore karakteristike, po aq dhe modernitetit e bashkëkohësisë. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm, që secili ndërtim të jetë në parametrat që kërkohen dhe pjesë integrale e një plani modern urbanizimi e zhvillimi. Çdo investim t’i adaptohet funksionalitetit, estetikës dhe perspektivës.
– Cilat politika të menaxhimit të mbetjeve urbanedo të zbatoni?
Në Tropojë është i shënjuar si problem shqetësues, menaxhimi i mbetjeve urbane. Në bashkëpunim me donatorë i jemi bashkëngjitur një strategjie kombëtare intergrale, ku do të përfshihen ndërtimi i landfilleve si dhe trajtimi bashkëkohor i këtyre mjeteve. Në programin tim të ardhshëm, në konsultim profesional, por dhe të mbështetur financiarisht nga qeveria, përveç punës sensibilizuese dhe aktivizimit të shoqërisë civile, kemi paraparë si thelbësore zbatimin rigoroz të ligjeve tashmë të aprovuara që mbrojnë mjedisin. Tashmë Tropoja ka 2 parqe kombëtare funksionimi i të cilave rregullohet me status të veçantë. Kështu do të trajtojmë dhe 2 liqenet hidroelektrike të Fierzës dhe Komanit, duke i funksionalizuar jo vetëm për turizëm, por dhe për peshkim. 
– Çfarë politikash do të ndiqen për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Valbonës dhe në Nikaj Mërtur?
Edhe në luginën e Valbonës dhënia e lejeve dhe koncensioneve hidro-energjitike ka rezultuar të jenë më jo pak probleme, sidomos ato në vendte të tilla turistike, ku rrezikohet jo vetem biodiversiteti natyror, por dhe krejt funksioni turistik i tyre. Së shpejti do të kemi një vendim final qeveritar sa shkencor, po aq dhe human, në mënyrë që harmonia natyrore, ekologjia, flora dhe fauna të mos kenë dëmtime. 

– A do të kemi një politikë për zonat turistike në luginën e Valbonës, Nikaj Merturin dhe zonën Çerem-Plavë?
Kemi që prej vitit 2009 një strategji zhvillimore të aprovuar dhe të zbatuar për menazhimin dhe zhvillimin e kësaj zone në tërë kompleksitetin e saj. Si kryebashkiaku i bashkisë së re të Tropojës, unë siguroj se me emergjencë e njëjta strategji zhvilluese do të ndiqet dhe për zonën e Nikaj-Mërturit. 
– Ç’projekte keni për administrimin e pyjeve, masivet e gështenjave, bimët medicinal, boronicat, si burim të ardhurash për komunitetin?
Malësia e Gjakovës ka një pasuri të rrallë pyjore. Masivi alpin i gështenjave është i papërsëritshëm, por kërkon me emergjencë një trajtim shkencor që të ndalojë degradimin masiv dhe të sigurojë ripërtëritjen. Ne disponojmë si asnjë zonë tjetër në Mesdhe bimë të çmuara medicionale me karakteristika biologjike të rralla. Pasuria nëntokësore, sidomos ajo e mineralit të kromit është në rezerva dhe cilësi që na pozicionon në vende të para në rajon e shumë më gjerë. Problem ka qenë shfrytëzimi sa pa kriter po aq dhe joprofesional i tyre si dhe mungesa e impjanteve të përpunimit të tyre në vend. Kjo do të ulte, jo vetëm koston dhe do shumëfishonte fitimin, por së pari do të rriste në shkallë të lartë punësimin. Tropoja është e pasur jo vetëm në traditën e shfrytëzimit të tyre, por disponon një fuqi intelektuale shumë profesionale, sidomos në fushën e kërkimit dhe nxjerrjes së mineraleve. Ky aset i çmuar jo vetëm është injoruar, por ka ndikuar direkt në keqshfrytëzimin e kësaj pasurie kombëtare. Kësaj situate do t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë. 
– Si do veprohet me konçensionet në sipërmarrjet private të mineralit të kromit?
Jam i keqardhur si njeri si pushtetar lokal i Tropojës për realitetin aspak të mirë të kujdesit në shfrytëzimin barbar të këtyre pasurive që përpara se të jenë individuale, janë asete strategjike kombëtare. Shfrytëzimi i mëtutjeshëm do të jetë plotësisht i disiplinuar vetëm në dakortësi me ligjin.