Revolta e popullit në rrugë thyen arrogancën pushtetore, por ende në burg 11 protestues

527
Jakup B. GJOÇA
Kryeministri Rama u kërkon falje qytetarëve kuksianë, policia sërish procedon deputetë dhe qytetarë
Vendimi i gjykatës së Kuksit, në seancën gjyqësore të zhvilluar në Tiranë, për të lënë në burg 11 protestues irritoi edhe më shumë qytetarët. Opozita dje filloi edhe aksionin politik për Mosbindjen Civile, duke bllokuar simbolikisht rrugët e Shqipërisë në 4 pjesë, në Vorë, Milot, Bradashesh të Elbasanit dhe në Çermë të Lushnjës. 

Protesta e djeshme e opozitës ishte tepër paqësore, pa incidente, madje, edhe shoferët që u ndodhën në rrugë, së bashku edhe me udhëtarët u solidarizuan me protestuesit, duke u shprehur se kjo protestë është e të gjithë qytetarëve, pa përjashtim. 

Ora 08:36 Shqipëria në protestë
Qysh herët në mëngjezin e djeshëm, Shqipëria ishte në protestën, Mosbindja Civile. 

Në Lushnjë u mblodhën protestues nga qarqet Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Durrës. Në Vorë protestuesit erdhën nga Durresi, Kavaja, Tirana, Kruja. Ndërkohë në Milot protestuesit erdhën nga Shkodra, Lezha, Dibra, Kukësi.Në Bradashesh të Elbasanit protestuesit erdhën nga Shqipëria Juglindore, Elbasani, Librazhdi, Korça, Erseka. 

Ora 09:05 Parlamenti fillon punimet e seancës pa opozitën, edhe pse opozita kishte kërkuar një ditë më parë, që seanca të shtyhej për mbasdite. 

Ora 09.20 Në Elbasan ndodhen kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Edmond Panaritit, Edmond Haxhinasto, Edmond Spaho, Ervin Salianji dhe Endri Hasa. 

Ora 09:28 Te rrethrrotullimi i Lushnjës ndodhen deputetët Endrit Brahimllari, Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Tritan Shehu, Florjon Mima. Aty protestuesit lejojnë që të kalojnë ambulancat. 

Ora 09: 42 Në Milot janë deputetët Flamur Noka, Bardh Spahia, kryetari i bashkise se Kukesit Bashkim Shehu, Dhurata Çupi dhe Voltana Ademi 

Ora 09: 43 – Ka nisur grumbullimi i protestuesve edhe në Vorë. Këtu pritet të bllokohet jo vetëm autostrada por dhe akse të tjera dytësore. Këtu ndodhet dhe kryetari i PD-se, Basha. 

Ora 09: 45 Bllokohet autostrada në Vorë.

Ora 09:50 U bllokua edhe lëvizja në Milot, Çermë. 

Ora 10:10 Tension në Milot kur policia me megafon deklaron se protestuesit po bëjnë tubim të paligjshëem. Protestuesit nuk pranojnë. 

Ora 10: 24 Në Vorë, Basha këmbëkryq me bashkëshorten dhe protestuesit në autostradë. Në Vorë, marrin pjesë edhe deputetë të tjerë të opozitës. 

Ora 11: 45 Djegin gomat në Milot. Deputeti Flamur Noka deklaron: Ky ështe fillimi i mosdbindjes civile tani e tutje janë raportet e tjera mes qeverisë e popullit. Deri në rrëzimin e Edi Ramës. 

Ora 12: 00 Kryemadhi i drejtohet kryeministrit Rama: Liro kuksianët nga burgu, s’ka ambasador që të shpëton.

ORA 12.30. Protesta e opozitës, e cila bllokoi 4 nga akset kryesore kombëtare në vend, është mbyllur pak pas orës 12 të mesditës.

Ora 12.33 Kryeministri Rama deklaron në parlament se tërhiqet nga vendimi I pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit dhe se do të ketë një periudhë kohore 60 ditë, për ta rinegociuar edhe një herë koncensionin me të gjitha palët e interesuara, së bashku edhe me qytetarët e Kukësit. 

Ora 13.41 Kryeministri Rama u kërkon falje kuksianëve, në një bashkëbisedim live me skype. 
Sigal