Republikanët çojnë në Kushtetuese ligjin e pronave

458
Pas Presidentit të Republikës, edhe Partia Republikane do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave.
Kundërshtitë për këtë ligj, PR do ti depozitojë sot në orën 11:30.
Me 23 janar ishte Kreu i Shtetit Bujar Nishani, i cili dy ditë pas rrëzimit të dekretit të tij në Kuvend për rishqyrtimin e ligjit të pronave, njoftoi se do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar antikushtetues.
Sipas Bujar Nishanit, ligji cënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.
“Ligji, në tërësinë e tij, cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut”
Presidenti më tej vë theksin tek rëndësia impakti madhor që ka ky ligj te qytetarët ndërkohë që është cilësuar si një nga prioritetet kyç për hapjen e negociatave me BE-në.
Ligji është kundërshtuar edhe nga ish-pronarët, të cilët protestuan para Kuvendit ndërsa në sallën e seancave plenare diskutohej dekreti i Presidentit për rishqyrtim të draftit.
Edhe ish-pronarët kanë paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
Sigal