“Reporterët pa kufij”. Oligarkët që dhunojnë gazetarët

389
Sigal

Raporti i 2019/ “Reporter pa kufij”: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen dhe dhunohen

“Reporterët pa kufij” kanë publikuar raportin vjetor 2019 dhe në të theksohet se sulmet në medie, si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar, arritën në një nivel të paprecedentë në 2018. Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar tashmë në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej. Në këtë artikull thuhet se liria e medias është e censuruar, ndërsa gazetarët intimidohen dhe kërcënohen si nga qeveria ashtu dhe nga krimi i organizuar. Rruga për në BE është e gjatë”, thuhet në këtë shkrim ndërsa me tej vijon me faktin vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale. Sulmet në medie, si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar, arritën në një nivel të paprecedentë në 2018. Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit. Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi. Raporti gjeti se standardet rregullatore të medies po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në artikull referuar Shqipërisë.