Reporterët e “Venecias” takojnë ekspertët e maxhorancës, Ibrahimi: Drafti ynë i legjitimuar

55
Një delegacion i Komisionit të Venecias ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme për të takuar të gjitha palët në lidhje me reformën në drejtësi. Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit në me ekspertët e mazhorancës dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi me kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Eksperti Genti Ibrahimi, pas takimit me reporterët e komisionit të Venecias tha se drafti i ekspertëve është i legjitimuar nga Komisioni i Venecias. “Për çështjet sensitive do ketë raport përfundimtar”, tha Ibrahimi.
Ekspertët pasi të marrin të gjitha mendimet e palëve do të dalin me një qëndrim gjatë pasdites ku në orën 19:00 do të japin një koferencë për mediat.
Dje, ata zhvilluan një takim pune me ekspertët e Nivelit të Lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015.
Ekspertët e Nivelit të Lartë, hartues të projektit të ndryshimeve kushtetuese, kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor. Në mesditën e djeshme raporterët e KV kanë pasur edhe një drekë pune me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.
Pasditen e së enjtes ata zhvilluan një takim me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa kanë programuar edhe takimin me përfaqësuesit politike dhe grupin e ekspertëve të opozitës