Reporterët e Komisionit të Venecias nesër në Tiranë

525
Raporterët e Komisionit të Venecias do të vijnë nesër në Tiranë.
Mësohet se në axhendën e takimeve janë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kreu i komisionit për reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj.
Gjithashtu raporterët do të zhvillojnë një takim dhe me ekspertët e PD-së të angazhuar për reformën e drejtësisë
Prej disa ditësh Komisioni i Venecias, një organ i specializuar i Këshillit të Euopës në fushën e legjislacionit ka marrë në shqyrtim projektin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në Drejtësi.
Sigal