REPLIKAT/ Rama vendos kufjet, opozita ndërpret fjalën: Hiqi, na dëgjo ne

650
Tensione që në nisje të seancës së sotme plenare ku kryeministri Edi Rama është thirrur në mocion nga opozita.
Gjatë kohës që kreu i grupit të PD-së Edmond Spaho fliste në foltore për heqjen e shumë familjeve shqiptare nga ndihma ekonomike, një veprim i Ramës ka acaruar demokratët. Kryeministri Rama ka vendosur kufjet. Kaq mjaftoi që Spahoi t’i kërkoi Rucit që Rama të heqë kufjet, ndërsa në debat është përfshirë edhe Lulzim Basha, i cili nga vendi i kërkoi që t’i heqë kufjet pasi mocioni ishte me të. Gjatë kohës kur Ruci njoftoi që fjalën në foltore e kishte Rama, ku i fundit nuk dëgjoi, ndaj edhe Spahoi vijoi të fliste.
REPLIKAT
SPAHO: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë, kjo tregon seriozitetin se sa seriozisht e merr këtë çështje. Kjo sjellje me vënies se kufjeve është e papranueshme.
RUCI: Mund të jetë duke dëgjuar diçka
SPAHO: Ta ndërpresë dhe të heqë kufjet
RUCI: Kufjet janë për të dëgjuar më mirë juve. T’ju nderojmë, juve s’doni.
BASHA: Mocioni është me kryeministrin, hiq kufjet!
Sigal