Replikat e Kryeministrit me gazetarin e “Bild”: Peter Tiede: Rama kishte dijeni për blerjen e votave. Edi Rama: Gazetarin do e çoj në gjykatë gjermane. Kundërpërgjigjet Bild: Lartmadhëri, përgjimet e tjera janë edhe më tronditëse, ku bosët e bandave kriminale blejnë vota për PS-në

146

Peter Tiede i përgjigjet Ramës: Do më padisni se ofendova lartmadhërinë tuaj?

 

Gazetari i gjermanes “Bild”, Peter Tiede ku u publikuan plot 16 përgjime ditën e djeshme ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të padisë në gjykatën gjermane.

Në postimin e kryeministrit Edi Rama, në Twitter, Tiede i shkruan Ramës, se përgjimet janë reale, ndërsa e ironizon duke thënë se mos vallë kryeministri ynë kishte dyshime në materialin që dispononin prokurorët tanë.

Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak të ofendimit ndaj lartmadhërisë tuaj apo përse? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më padisni: Cila gjykatë punon? Më vjen mirë që e mësuat këtë.”-shkruan Tiede.

Gazetari i Bild: Do publikoj të tjera përgjime, ja ç’ka në to…

Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A show” në News24.

Në një lidhje ‘skype’ Tiede tha ‘live’ se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar, por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, tha Tiede nga Gjermania.
Ai paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.
“Kam shumë gjëra, sigurisht. Po, do publikoj diçka tjetër për bosët e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.

Rama paralajmëron gazetarin gjerman: Do ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar

 

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, duke paralajmëruar padi kundër gazetarit në gjykatat gjermane.

Rama shkruan se drejtësia në Gjermani nuk bën lojëra me sekrete hetimore.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e paçënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama në Twitter.