Replika në parlament: Tahiri-Berisha, Topalli-Rama

612
TIRANË – Jozefina Topalli dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar një tjetër debat mes tyre në seancën e sotme në Kuvend. Topalli ka akuzuar Ramën se ai ka frikëtë përmendë fjalën dekriminalizm dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend. Ndërkohë kryeministri i është opërgjigjur se nuk ka asnjë kompleks ndaj të përmendurit të fjalës dekriminalizim por në ndryshim nga vetë Topalli por edhe kolegët e saj të opozitës ai nuk i bën bashkë raportet personale me ato të punës.
Kryeministri Rama e ka cilësuar të turpshme qëndrimin e Partisë Demokratike në Parlament. Sipas tij në vend që të diskutojnë për reforma dhe çështje të rëndësishme për të cilat njerëzit duan të dëgjojnë, PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë.
“Njerëzit duan të dinë se kush janë opsionet e PD, çfarë shikon PD ndryshe. Pra njerëzit duan të dinë nga ata që kanë zgjedhur se si Shqipëria mund të shkojë më mirë. Kjo nuk ndodh asnjëherë, pasi PD s’ka lidhje me atë që e bën demokratike. Këta vijnë të jenë një trup pa kokë, që shfaqet në formën e dy kokave të prera. Përveç kësaj s’kanë asnjë lloj ideje. S’kanë asnjë lidhje në kuptimin ideor dhe në atë që thonë se përfaqësojnë të djathtën liberale. E përdorin Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë. Propagandë që vijon me intensitet duke u kapur nga fakte. Që janë prova e ndryshimit në Shqipëri dhe duke komentuar aksionet e policisë.”- tha Rama.
Rama më tej ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, ardhja e FBI-së për binjakëzim me Byronë e Hetimit, sipas tij kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.
Kryeministri Rama ka përshkruar edhe qëndrimin e deputetëve të PD me të cilët ndodhte në gjyq, të cilët sipas tij sillen si pula para Gjykatësit, duke thënë se ne nuk kemi prova, por japim opinion. 
Ndjekja ligjore e 11% të efektivëve që kanë qenë të punësuar në qeverisjen e PD, të cilët ndiqen ligjërisht është standardizim i policisë. 
Sigal

Ora 16:48 Islami: Të gjithë deputetët të bëjnë testin e drogës

Duke pasur njohuri për çështjet zgjedhore do të flisja për diskutime të rëndësishme dhe do paraqisja disa rekomandime të OSBE të cilat së bashku me analizat e pas 23 qershorit kanë evidentuar dy fakte të rënda si blerja e votave dhe procedurat e anëtarësimit të vendit në BE ku Shqipëria është vendi i vetëm të cilit i kërkohet nga evropianët që të bëjë dekriminalizimin. Duhet që deputetët të gjithë pa përjashtim të bëjnë testin e drogës pasi jam i sigurt se disa pjesëtar të kuvendit broçkullisin këtu nën efektin e drogës.

Ora 16:30 Gent Strazimiri: në 90 vite shtet, kuvendit i është shtuar anarkia e kriminalitetit

Vendi mesa duket vuan nga 5 anarki, së pari ajo e feve, anarkia e klasave, anarkia morale ku qeni nuk e njeh të zonë, anarkia patriotike ku brenda një dite tradhëtori bëhet patriot e patrioti tradhëtor, anarkia e idealeve ku idealet e shtrembra përputhem me idealet më të ndritshme të perëndimit. E kalova këtë si një antidot ndaj fjalorit të ndyrë të kryeministrit shqiptar. Siç mund ta vini re vet sot ndryshimi me 90 vite më parë është i dukshëm, sot anarkitë janë pasuruar edhe me kriminalizimin e kuvendit. I dashur sovran i 21 qershorit do të thirresh të luash zgjedhjesh, imagjino sikur në kuvend këta të ishin shokë të Berishës e ai të ishte në Kuvend. Mendoni e pastaj vendosni se kujt do t’ia jepni votën ju.

Ora 16:45 Rama: Hetuam për akuzat e doshit, fashikujt jnë në prokurori

Prapë për të njëjtën arsye dola. Shiko çfarë manipulatori profesionist. Thotë që unë nuk e besova dhe 6 muaj u nis me çfarë besonte ky. Ky thotë nuk mund të bazohet se çfarë thoshte ky. Si jeni kaq të pafytyrë? Ne e kemi bërë public qëndrimin dhe pozicionin e ministrit të Brendshëm dhe policisë dhe kemi vënë në dispozicion dhe të Prokurorisë dhe fashikuj hetimor që nga sekonda që është artikuluar kjo histori. Si ka mundësi që doni të rrini në këtë histori të politikës vetëm duke shpikur e duke manipuluar. Edhe pse e kemi hequr atë praktikën tuaj për konferenca, si miss PD që dilte zëdhënsja e fliste ato që i kishte dërguar me mesazh plaku. Si mund të kesh fare fare paturpësi e të thuash… Fashikujt hetimorë që i ka shpjeguar ministri i Brendshëm edhe publikisht dhe kanë çdo detaj, verifikimin e çdo detaji. Kanë çdo gjë të hetuar në vendin, kohën për atë hatanë e madhe. Unë nuk të thashë ty që s’lexoj gazeta.
Rama-Vokshit: Aman mos… Ju keni gjithë jetën tuaj parlamentare që merreni me mua, edhe në mungesë siç bëhen dhe ato dashuritë në mungesë.

Rama: Saliun dhe Jozefinën nuk e dërgoj në gjykatë, janë të amnistuar

Është e rëndësishme që shqiptarët të bëjnë ballafaqimin. Këto akuza janë llum, njëlloj si ai llumi që doni të largoni ju. Nuk mund t’i ikni të vërtetës, ju nuk votuat herën e shkuar. Thoni atë fjalinë që çdo deputet të shkoj në burg edhe pa prova. Po nëse do vijë ndonjë nga deputetët tuaj, ca do bëni? Ju nuk jeni përqëndruar tek problemi por jeni përqëndruar për të nxjerrë dhjamë nga pleshti, ky plesht që ju ngordhi në dorë. Jemi në gjyq, iu kam çuar unë për t’iu ftuar të rpovoni ato që doni. Dhe për këtë do jemi në gjyq, shumë shpejt. Hajdeni në gjykatë dhe jepni një fakt. Nuk mund të vini me këto fjalimet qesharake. Dy njerëz vetëm nuk do dërgojë asnjëherë në gjykatë Saliun dhe Jozefinën, këta janë të amnistuar, këta mund të thonë se çfarë të duan. 

Ora 16: 35 Genc Pollo: Edi Rama e dinte që Frroku ishte dënuar për vrasje

Është e vërtetë ne jo të gjithë mblidhemi këtu për dashurinë, simpatinë. Me një pjesë po me një pjesë kjo është e pamundur. Vera e vitit 2013 të bëri kryesministër, pa të fyer personalisht pa e demigruar me libër shtëpie ne jemi këtu për gjërat që bën e që thua. U fola për Mark Frrokun që kryeministri nuk e njihte si një të dënuar për vrasje në Belgjikë, se pse kryeministri nuk lexon gazetat e huaja. Kjo është zgjedhje personale, por mund të mos dëgjojë edhe opozitën. Kemi dhe atë që quhet skandali i “Vilunit”, kryetrafikanti gjeti strehim në makinën e deputetit. Tre ditë më vonë PD e denoncoi, e kryeministri nuk e dëgjoi. Katër ditë më vonë kemi fotografinë e Edi Ramës me Tom Doshin dhe Mark Frrokun. Kjo u vërtetua kur doli procesverbali. E merr vesh kryeminsitri dhe hesht. E dija thotë kryeministri dhe heshte. Detyra e parë është denoncimi, 6 muaj resht Edi Rama nuk e ka bërë detyrën e tij. 

Ora 16:31 Topalli-Ramës: Ke dalë pozitiv ndaj testit të krimit, edhe te i drogës do dalësh pozitiv 

Jozefina Topalli duke iu drejtuar kryeministrit Rama deklaroi se gënjenë kur tha se Mark Frroku nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PS.
Në replikën e saj, ajo i tha Ramës se ka dalë pozitiv në testin e drogës dhe sipas tij, nëse do të bëhej testi i drogës edhe aty do dilte pozitiv.
“The se nuk e ke pranuar në grup Mark Frrokun, hapni webin e Parlamrntit, anëtar komisionesh dhe nënkomisionesh. Mark Frroku akuzohet për gjëra shumë të rënda, më bën përshtypje që Meta nuk ka thënë asgjë. Pasi në të gjithë këtë stuhi politike që ti e quan artificiale, ka ftuar deputetin dhe i ka thënë që është opozita që do të vrasë. Testi i krimit ty të ka dalë pozitiv. Sa herë që flet na bën nder. Të bëhet testi i drogës dhe besoj se do dalësh edhe aty pozitiv.”- tha Topalli.

Ora 16:15 Rama: Vijoni jepni opsionet e Partisë, dalim në gjyq ku jeni si pula. Argumentet tuaja idiotllëqe

“Vijojnë edhe flasin për opinionet, jo të vetat, por të partisë. Dalin edhe flasin këtu sikur nuk i njohim. Do të thoshim se këta nuk kanë qenë këtu, kanë rënë nga një qiell të pastër. Dje në predikat e tyre në fakt shumë ordinere ka nga të gjitha. Këta deri dje nuk u bënte përshtypje që një drejtor arrestohej dhe nuk hiqej nga puna, dhe Kryeministri që thotë unë dëgjoj vetëm zërin e Gjykatës. Javën e kaluar ju thatë që kjo është Farsë. Kemi një Gjyq aktualisht. Nëse akuzat tuaja janë të vërteta, na jepni një fakt të arsyeshëm. Ne nuk bëjmë për burrë asnjë burrë që guxon t’i dalë përpara rrugës që për ne janë të barabartë të gjithë. Pula që çohen, po t’i shohë publiku në gjyq do të habitej. Ngrihet ai tjetri dhe thotë po të ishte njeri i zakonshëm, mund të ishte shpifje, por këta janë politikanë. Ajo gërdia që nuk e keni nxjerrë akoma iu bën që të vini këtë dhe çdo ditë i jepni gojës pa asnjë fre me një provë, apo fakt. Edhe për këtë fakt do të jeni në gjyq. Ishte hetimi i Ministrisë së Brendshme që krijoi atë dokumentacion që nxirrni ju. Si është e mundur që të angazhohet një hetim. Ne jemi ndryshe nga ju në këtë pikë. Ka vetëm një gjë rëndësi. Kush shkel vijën që na ndan, për ne është i papranueshëm. Thua Pastaj që FBI do të ketë qenë në ndonjë vizitë të parashikuar prej kohësh. Ne FBI-së i kemi kërkuar prej kohësh bashkëpunim. Termi binjakëzim. Kemi kërkuar që të kemi një forcë në terren prej kohësh. Vizita është planifikuar pas vizitës së Ministrit të Brendshëm. Shqetësohemi kur nuk na vlerësojnë. Thoni u trondit Berlin. Brukseli ve në duart në kokë. Pyetja është pse e ngremë këtë çështje. Edhe ne do e kishim ngritur po të ishim në opozitë. Por mënyra juaj e të argumentuarit idjotllëk. Është turp që të thuash se Dorëheqja e Didit, që bëri një akt moral që tregon përgjegjshmëri dhe tregon vetëdijen se diçka nuk funksionoi në sistem. Historia e thjeshtë, çështja që u bë publike, unë e dija, e kam thënë publikisht. E kam ditur edhe që kjo gjë do të bëhej publike. Pse do i kisha rënë unë kaq gjatë duke u prishur me mikun. E kam thënë publikisht unë se pse u përjashtua. Keni vrarë njerëz në Bulevard dhe silleni sikur janë gjallë, këta janë gjallë po trajtoni sikur janë vrarë. Thoni se unë nuk dija se çfarë shkruante një gazetë e huaj, ndërsa ti (drejtuar Pollos) ke thënë çfarë ka Berisha nuk e di ku bie Gërdeci dhe kë ka baxhanak. “- tha Rama. 
Rama:Njerëzit duan opsionet e PD ju vijoni propagandën e dështuar 
TIRANË – Kryeministri Rama e ka cilësuar të turpshme qëndrimin e Partisë Demokratike në Parlament. Sipas tij në vend që të diskutojnë për reforma dhe çështje të rëndësishme për të cilat njerëzit duan të dëgjojnë, PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë.
“Njerëzit duan të dinë se kush janë opsionet e PD, çfarë shikon PD ndryshe. Pra njerëzit duan të dinë nga ata që kanë zgjedhur se si Shqipëria mund të shkojë më mirë. Kjo nuk ndodh asnjëherë, pasi PD s’ka lidhje me atë që e bën demokratike. Këta vijnë të jenë një trup pa kokë, që shfaqet në formën e dy kokave të prera. Përveç kësaj s’kanë asnjë lloj ideje. S’kanë asnjë lidhje në kuptimin ideor dhe në atë që thonë se përfaqësojnë të djathtën liberale. E përdorin Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë. Propagandë që vijon me intensitet duke u kapur nga fakte. Që janë prova e ndryshimit në Shqipëri dhe duke komentuar aksionet e policisë.”- tha Rama.
Rama më tej ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, ardhja e FBI-së për binjakëzim me Byronë e Hetimit, sipas tij kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.
Kryeministri Rama ka përshkruar edhe qëndrimin e deputetëve të PD me të cilët ndodhte në gjyq, të cilët sipas tij sillen si pula para Gjykatësit, duke thënë se ne nuk kemi prova, por japim opinion. 
Ndjekja ligjore e 11% të efektivëve që kanë qenë të punësuar në qeverisjen e PD, të cilët ndiqen ligjërisht është standardizim i policisë. 

Ora 15:50 Topalli Ramës: Ti ke frikë të përmendësh fjalën dekriminalizim, Rama: Nuk jam si ju të opozitës

Jozefina Topalli dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar një tjetër debat mes tyre në seancën e sotme në Kuvend. Topalli ka akuzuar Ramën se ai ka frikëtë përmendë fjalën dekriminalizm dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend. Ndërkohë kryeministri i është opërgjigjur se nuk ka asnjë kompleks ndaj të përmendurit të fjalës dekriminalizim por në ndryshim nga vetë Topalli por edhe kolegët e saj të opozitës ai nuk i bën bashkë raportet personale me ato të punës.
Topalli: Po të ishte sot gjallë Konica çfarë do të thoshte: një grup i madh të inkriminuarish kanë blerë zgjedhjet më 23 qershor dhe më pas kryeministri i ka quajtuar ata unliked. Rama foli për një sërë gjerash por vetëm për krimin e dekriminilaizimin nuk foli se ka frikë ta përdorë këtë fjalë. Kush i futi ne parlament Frrokun, Doshin e të tjerë që i ke në listën që të kanë vënë përpara. Ku ishe ti më parë apo e doje karrigen e kryeministrit. Kush je ti që i thua opozitës ordinere? Si flet ti për gjyqet me deputetët e opozitës kur i ke të qarta krimet e deputetëve të tu.
Rama: Jozefinë e nise me Konicën e recitove me emocion aq sa mendova se kur të rikonstruktohet Teatri i Shkodrës do të fusnim aktore. Por pastaj dole nga Konica shkove tek Berisha e mes tyre ka një diference të madhe. Ta kuptoj sh mirë vrerin, dhe detyrën që ke për të ruajtur figurën e atij që ishte 8 vjet kryeministër e që sot bën zhurmë si nxënësi i klasës së 6 jo si një burrë plak që në vend që ta vinte mendjen e tij të sëmurë në vend të dekriminalizimit duhet ta përdorte për ti treguar nipërve e mbesave përralla me mbret.
Frroku nuk është deputet i partisë socialiste,2. Frroku vjen nga një parti e vogël,3. Frroku u largua nga kuvendi kur u mor me ty.
Unë i kam kërkuar Frrokut të të kërkojë ty falje jo për ty por për faktin se je femër, dhe prej asaj dite ai nuk mori më pjesë në mbledhjet e PS
Referuar Doshit unë nuk e mohoj se ka qenë deputet shok dhe mik i mirë p[or këtu ndryshon ti, unë dhe ata që vijnë pas teje se puna që bëj unë nuk është prívate, por kjo që bëni ju është ordinere. Njerëzit, edhe ata që nuk ju njohin e dinë se kjo që bëni ju është ordinere e shumë më tepër se kaq. Më the se unë e kam problema të përdor fjalën dekriminalizim, por unë kam 2 probleme, së pari nuk bëj fyerje ndaj njeriut.
Topalli: Ti them dokrra hirit sic thotë Fishta do isha shumë ofermere. Hipokrizia jote fyhet shumë nga e vërteta. Një të vërtetë ti e kishe jo kur flitet për dekriminalizimin e parlamentit por të opozitës. Sa për respektin e kryetarit të kuvendit mund të të vë të dëgjosh sërish se çfarë ke thënë për të.

Rama: Binjakëzim me FBI falë punës së policisë

Më tej Rama ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, sipas tij ardhja e delegacionit të FBI në shqipëri lidhet me kërkesën për binjakëzim. Dhe sipas delegacionit të FBI, shton Rama, është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.
“Dje kemi përfunduar një proces komunikimi me FBI, që ka ardhur pas një ftese të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me një kërkesë tonën për të binjakëzuar me Byronë Kombëtare të Hetimit. Na kanë thënë që janë gati, për të përshkallëzuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo na është thënë nga delegacioni i FBI, kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme. I vëllai njërit prej anëtarë të delegacionit të FBI tyre është në burg. Nëse do të ishte në Shqipëri ky zotëria do të ishte në burg, pasi sipas jush është fajtori i vërtetë. Ne po tregojmë se sa të ndryshëm jemi dhe se çfarë ndryshimi do të duam të sjellim.”- tha Rama.
Kryeministri Rama duke vlerësuar edhe reformat apo masat e ndërmarra ndaj zyrtarëve të ndryshëm shprehet se mes qeverisë sot dhe asaj të kaluar ka diferenca të më
dha.
“Përpara ligjit të gjithë të barabartë. Ne kemi dhënë një Provë që ju nuk e dhatë kurrë. As në fillim as në fundit e viteve të pushtetit. Nuk e ndatë, jo më të ndërmerrni një proces kundër inkriminimit. Ju ishit streha e atyre që në emër të pushtetit tuaj vrisnin dhe vidhnin. Mes nesh dhe jush ka një diferencë të madhe.”- tha Rama.
Rama: Në gjyq jeni tamam si pulat, thoni s’kemi prova themi opinion.
Kryeministri Rama duke kujtuar edhe proceset gjyqësore që është me disa prej deputetëve të opozitë bëri edhe një përshkrim të sjelljes së tyre në Gjyq.
“Unë jam në gjyq me të parin tuaj këtu dhe me të dytin tuaj atje. Në Kuvend dhe jashtë saj janë bërë zëdhënësit e akuzave për të kriminalizuar policinë, Ministrinë e Brendshme dhe qeverisjen, me përpjekjen e vobektë për të kthyer qytetarët nga ju. Nëse do të vinë në gjyq do habiteni nga sjellja e këtyre në Gjykatë. E dini çfarë thonë apo jo? Përpara Gjykatës tamam si pula: Ngrihen e thonë ne s’kemi fare punë me këtë, ne flasim në emër të PD, çfarë provash kërkoni, japim opinionin e PD. Ngrihet avokati dhe thotë që politikani mund të gënjejë, thotë që opinioni mund të jetë i rremë, por mbetet opinion.”- tha Rama.

Rama: 11 % e policëve që latë ju të ndjekur ligjërisht

Rama vlerëson se në policinë e shtetit janë vendosur standarde dhe operacionet e zhvilluar tregojnë se nuk ka kriminalizim të policisë. Ai ngre edhe pikëpyetjen se çfarë është kriminalizim apo vendosje standardesh që 11% e punonjësve të policisë të trashëguar nga qeveria e kaluar janë në ndjekje ligjore.
“Qeshnit, kur Ministri i Brendshëm ju kujtonte disa episode që tregonit se pushteti juaj ishte i të paprekshmëve të fisit dhe tribunë të atij që kishte pushtetin. Të gjitha operacionet e policisë që janë haptazi suksese dhe minimalisht nuk mund t’i kriminalizoni, ndërsa ju i kriminalizoni. Janë 11% e gjithë trupës së policisë së shtetit që është ndjekur ligjërisht. Çfarë quhet Kriminalizim, apo vendosje standardesh?”- tha Rama. 

Balla: Tërheqja e Bashës për tu përgëzuar, prokuroria ta hetojë! 

Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për të mos rikandiduar për zgjedhjet lokale në 21 qershor për Bashkinë e Tiranës. Duke e kujtuar procesin e dekrimnalizimit, sipas Ballës tani prokurori i përgjithshëm duhet të hetojë për 3 akuzat që rëndojnë mbi Bashën. 
“Më lejoni të përshëndes një vendim të Lulzim Bashës për të mos kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ky është hap i parë për mos rikandidimin e personave me rekorde krminale. Përshendes PD ,ky është hap për tu përgëzuar. Tani i takon Prokurorisë që ta procedojë penalisht për tre dosjet që rëndojnë për të, për vjedhjen e 230 milion eurove, për shitjen e detit dhe katër të vrarëve të 21 janarit. Zoti prokuror, PD ia hoqi suportin politik Bashës, zoti prokuror tani ushtro mandatin tënd duke bashkëpunuar me Parlamentin që procesin e dekriminalizimin ta shtojmë”, deklaroi Balla.
Sipas tij Lulzim Basha hyri në Bashkinë e Tiranës në mënyrë të hajdutshme dhe po del me procesin e dektiminalizmit. “Populli shqiptar thotë ‘mos e merr po nuk e meritove se të shkon harram’”, deklaroi Balla. Sipas tij në katër vite në krye të Bashkisë, Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën. 
Balla theksoi më tej se procesi i dekriminalizimit duhet të vazhdojë edhe me numrin dy të PD-së, Arben Ristani. Duke lexuar një vendim të Gjykatës të vitit 1994, Balla tha se Ristani është dënuar me 5 muaj heqje lirie. “Seç e ke dashur këtë thikën një zot e di”, i tha Balla-Ristanit. 
Reagon Arben Ristani: 21 vjet më parë ka patur një akuzë të padrejtë ndaj meje. Akuza konsistonte në një cështje gjyqësore, pse e gjykova çështjen në Tiranë e jo në Durrës. Ajo përfundoi siç përfundojnë të gjitha padrejtësisë. Ju për të justifikuar krimin keni gjetur një çështje 21 vjet më parë. Por kjo komardare nuk iu çon shumë larg. Një mendimtar thotë se po ‘ndalove rrugës e të godasësh me gurë çdo qen nuk do arrish aty ku do’. –
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brenshëm Saimir Tahiri kanë shkëmbyer akuza të forta mes tyre sot në sallën e Kuvendit lidhur me situatën aktuale të rendit dhe kërkesën nga Interpol Brukseli për të arrestuar deputetin kristiandemokrat Mark Frroku.

Ka qenë ish-Kryeministri Berisha i cili ka akuzuar se Ministri Tahiri ka qenë dje në qeli për të takuar sipas tij “mikun e ngushtë, ish-shefin e Interpol Tirana Artan Bajraktari” i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre për fshehje të urdhër-arrestit nga Belgjika për Frrokun. Dhe sipas ish-Kryeministrit, akuzat e opozitës për lidhje të mazhorancës me krimin dhe persona të inkriminuar po faktohen çdo ditë me atë që po ndodh.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, i cili theksoi se më 23 qershor, 1 milion qytetarë votuan kthesën dhe futjen e Shqipërisë në rrugën e ligjit, për t’u distancuar nga vreri politik dhe pandëshkueshmëria e pushtetarëve.

Siç theksoi Tahiri në ndryshim nga qeveria e kaluar ku nipin dhe djali i Berishës nuk ndëshkoheshin dhe nuk jepinin llogari për krimet që bënin me qeverinë aktuale pushtetarët mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë, duke e konsideruar dorëheqjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi si një akt përgjegjshmërie morale.

Në këtë drejtim, Tahiri theksoi se qeveria nuk do të ndalet jo vetëm në dekriminalizim të politikës, por edhe të medias dhe të sistemit të drejtësisë, me qëllim që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Ora 14:15 Tahiri: Nuk do ndalemi pa dekriminalizim të medias dhe drejtësisë
Është vërtetë një ndër sfidat tona dhe më të mëdha për t’u ndarë përfundimisht nga ky modeli i vrullit të vrerit shtazarak edhe këti në foltoren e parlamentit, sepse më 23 qershor votat e mazhoprancës i dhanë besimin jo vetëm një mazhorance por edhe bersimiin për ndarjen nga modeli i vrerit. I dhanë votën për të zhdukur arrogancën e pushtetarëve, të atyre që kanë përgjegjësinë për të iu shërbyer qytetarëve dhe asgjë më shumë. Për të luftuar informalitetin.

(i drejtohet Berishës) Qetësohu, bëj durim. Ke hallin e ditëve të zeza që po përjeton. Ulu atje dhe dëgjo se unë kam kurajën të të shoh në sy jo si puna jote. Për të luftuar krimin dhe modelin e qeverisjes transparence duke rilindur qeverinë, e një Shqipërie në binarët e ligjit. Deri dje kur ju ishit të nqever fare të paprekshëm, për të shembur murin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve, që deri dje mund të vidhnin, deri sa të këputeshin këmbët e karrikes së pushtetit, madje edhe duke vrarë në emer të pushtetit pa dhënë as llogari dhe pa mbajtur përgjegjësi. Qytetarët votuan më 23 qershor pushtetarin përgjegjës.

Në këto 18 muaj çdo ditë e vetme ka provuar se ato 1 milion vota paskan qenë me vërtetë 1 milion shuplaka për modelin tuaj, që ka lëvruar në këto 25 vjet, paligjshmëri, pa kursyer gjë për të ruajtur karriket tuaja. Ne kemi filluar një rrugë të gjatë, por është e duhura e cila kërkon mund dhe sakrifica. Kush priste se në këto mund të luftohet krimin e këtyre 20 e kusur vjet, na ka besuar por kjo kërkon kohë. Unë i kuptoj qytetarët e thjeshtë se çdo ditë e tyre ësthë e vyer për shkak të viteve që kanë humbur. Por unë nuk ju ktpj se me çkurajo jum und të të kërkoni llogari për krimet që keni bërë dhe që zor se mund të përsëriten më në këtë vend. ne po punojmë për ta kthyer Policinë e Shtetit nga një bandë në një institucion që iu shërben qytetarëve dhe kriminelëve. Ju rendin e kishit luajtur në bixhoz në tenderin që kishin bërë për policinë. Në këto 18 muaj kemi arritur rezultate që ju në 8 vjet jo vetëm që i imagjinonit dot, por aq larg shkuat sa bindët shqiptarët se ka jo vetëm pushtetarë të paprekshëm, por edhe kriminelë dhe fshatra të paprekshme.

Është për këtë arsye që dje në kulmin e akuzave tuaja nisëm punën konkrete me FBI, për të ngritur Byronë tonë Kombëtare të hetimit për t’i dhënë përgjigje krimit, që ndoshta as ju nuk ju kursen. Ne e ngritëm policinë në nivele që as ju nuk iu shkonte ndërmend, duke zhbërë krimin, informalitetin, që në gjithë këto vite është ngritur sistem. Unë as nuk kam pritur ndonjëherë të gjej mirëkuptimin tuaj, por nuk kam pritur as të shpifni në mënyrë kaq shtazarake Policvinë e Shtetit sa vetëm mendja juaj kriminale e thotë. Dy zyrtarë të policisë në Tiranë, pas evidentimit prej vetë nesh, u ndaluan me urdhër prokurori. Por pavarësisht se e hetuam vetë, e korrigjuam vetë, Drejtori i policisë mori përsipër një akt moral.

Detyrimi ynë për të mbajtur përgjegjësi është shembulli më i mirë për të zbatuar ligjin, sepse qytetarët më 23 qershor kanë votuar që askush të mos jetë mbi ligjin. Po pyesni pak vetë, këto faktë që tundni sot, ku i gjetët? Ua dha Ministria e Brendshme që ua dha si shembull i përgjegjshmërisë. Këto letra duhet t’i kishim fshehur se askush nuk do ta merrte vesh, por as unë, dhe asnjë punonjës në Ministrinë e Brendshme nuk mund të shkelë ligjin. Por ne nuk bëmë vetëm kaq. Kemi përfunduar reformën e gjithë sistemit të Interpol që në kohën tuaj e drejtonte nipi i drejtpërdrejtë i Sali Berishës. E nëse nipi i Sali Berishës, që nuk ke kurajo kurrë këtu ta pranosh, që drejtonte pikërisht këtë zyrë, jo vetëm informacionin nuk e kursente, por as plumbin në mes të Tiranës për një vend parkimi, dhe nuk i hynë as gjëma në këmbë. Dhe ne jemi kaq ndryshe sa nuk ia merr mendja. E kur kupola e policisë, gostitej në darka çiftelie, u tradhtua nga vetë kolegët e tij. të mbahet mend mirë ajo situatë Sali Berisha, siç e mbaj mend unë se çfarë fytyre kishe të zverdhur. Por jo që nuk dha dorëheqje njeri, por ju i hëngrët kryekomisarit drekën e mortit. Nuk ka si ta kuptojë këtë ai që sot del si fyell në folenë e shqypit, pkur vetë si ministër nuk ka bërë gjë pa bërë.

E pranoj si shumë më normale të flasë Ristani, që me ato punët e naftës e ka larë hesapin me drejtësinë. E nëse specialisti i policisë, shkoi para drejtësisë për vonesë Por kjo është shumë larg nga modeli i policit që bridhte në Tiranë si tarzani. Për të mos folur pastaj për vetë çunin tënd, më shiko këtu Sali Berisha, që ngriti një biznes ku humbën jetën 26 persona. Dhe ndërkohë jo vetëm që nuk doli para drejtësisë por Prokuroria nuk e thirri një herë të vetme për të dhënë shpjegime. Prandaj e shihni si të papritur dorëheqjen e kreut të policisë. Ky që sot mbani mbi kokë se ja u la Saliu për vrasjen e 4 personave në bulevard, nuk denjoi të shkojë para drejtësisë për një ditë të vetme.

Ta keni fort të qartë, as nuk përkundem dhe as nuk tundem nga vullneti im për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dhe bashkë me vullnetin tim për spektaklin bastard që po i jepni popullit, do të ju japim mundësinë që të shkoni në gjykatë dhe të provoni se çfarë keni thënë, sepse nuk mund të pranohet kjo baltosje. Përsërisni si pula ato fraza që injoranca e pashoq mund të thotë. Shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë nga kjo rracë në politikë. Nëse këtu në këtë sallë ka njerëz që nuk duhet të jenë kjo zhbëhet me vullnetin e të gjithëve. Sepse më 23 qershor shqiptarët kanë votuar për kthesën e rëndësishme, nuk do të ndalemi pa dekriminalizim të politikës por edhe dekriminalizimit të medias dhe të drejtësisë, që askush nuk mund ta zhbëjë dot.

Kundërpërgjigjet Sali Berisha: T’i përgjigjesh Shullazit t’i han fjalët qeni!

Ristani: Le ti hajë fjalët qeni po unë do ti përgjigjem. Këta rinë dhe shqpifin, pavarësisht se unë nuk kam asnjë difekt. Kush it ha Edi ramës që mbush hundët me kokainë në zyrë, Arben Ristani? Kush e akuzoi të atin e Saimir Tahirit për korrupsion me ilace, Arben Ristani? Kush i pushoi nga puna policët e aksidentit të tij? Kush e mbushi policinë me efektivë që merren me trafik troge. Ju kam thënë se as droga e kokaina as duke e përdorur vetë nuk do tiu bëjë më të zgjuar.

Berisha akuzon Tahirin se dje ka takuar në qeli Bajraktarin

Ora 14:05 Berisha: Dje Tahiri takoi Bajraktarin në qeli
Kjo seancë vendosi sot për të hapur rrugën për arrestimin të njërit prej balozëve të krimit të vrasjeve dhe trafiqeve, i lartësuar në deputet nga kreu i Meduzës së krimit në Shqipëri, Edvin Kristaq Rama. Ideologu i kësaj mazhorace shpalli koalicionin e qelbësirave, u bashkuan për të rrëzuar Berishën. Ju morrët dhe bashkuat llumin e llumin e shoqërisë shqiptare, bletë vota dhe erdhët në pushtet. Ne jemi të gozhduar në një betejë të pashembullt kundër krimit. Ne jemi sot opozita ndaj krmit, në luftë me krmin. Sot që njëri nga balozët e krimit i hiqet imuniteti për vrasje, nuk guzonin të përmendin fjalën vrasje, nuk guxonin t’iu thoshin shqiptarëve pse po i hiqni imunitetin. Të akuzosh një kryeministër dhe ministër për lidhje me krmin është e rëndë. Por koha erdhi e po faktohet. Mark Frroku është fytura e vërtetë e Edi Ramës, është deputeti i cili u ndalua në Laprakë duke fshehur në makinë krytrafikantin. Kaloi 20 minuta dhe erdhi urdhëri i Edi Ramës për lirim.

Vitin e kaluar Interpoli i Brukselit njoftoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Frrokut, dhe ajo u mbajt fshehur. Tre ditë më parë është arrestuar një sekretar të lartë, ish sekretar i PS për njësinë 9, Artan Bajrakatin. Mik ngushtë me Saimir Shullazin. Çfarë doli? Ai iu tha çunave të krmit se ai kishte njoftuar jo vetëm Didin por edhe Ministrin. Këta cuan papagajtë në media se duan të njoftonin me shkrim. Dje Saimir Tahiri i ka shkuar në qeli, i ka shkuar para se të shkonte në Gjykatë. I është lutur. I shkon në qeli, shpëtoi mirë se ndryshe i çonte Shullazin, se Bamit i çoi Shullazin. Ju e dëgjuat dje Vishën, ua përplasi në fytyrë. Nuk arrestohen oficerët e policisë në atë mënyrë. Doni që t’iu nxjerë kërkesë që Interpoli ka bërë detyrën pas kërkesën e Komisar Lamaj? Po ju duhet ta fshini për të marrë peng Mark Frrokun për dëshinë e tij. Ne jemi opzotë, ne luftojmë me fjalë e parime, jemi përball me kërcenime me cuba dhe horra që janë në Parlament. Me mesazhe dhe gishitn e Edi Ramës.

Ne këtu jemi deri sa krmineli i fundit të dalë nga Parlamenti. Ne do t’i krejmë me çdo kusht, Parlamenti nuk është burgu i vrasësve i trafikantëve. Pse nënshtroheni ju dhe kur nuk keni lidhje me krmin është puna juaj. Ai që hesht tregohet indiferent ndaj asaj që ndodh, është frikavak. Nuk ka krminel trim. Ata janë kategoria më e ulët e frikacakave. Nuk guxoi t’iu thoni se jeni krminelë. Pse nuk nxirrni Zani Çaushin e silleni në Kuvend? Ju arrestuat dy oficerë të policisë. Arrestoni dhe Didin se ua nxjerr me radhë të gjitha ato që kanë bërë ministri dhe kryeministri. Ndaj Didi ka për imunditet krimet e ministrit të tij. Kush e fshehu se kush i telefonoi zonjës Alla. Ju ndiqni që çdo që kodin e mafias.

Beni ju ndonje analize apo jo per ndonje qe thote po e sulmon mafia e Saimir Shullazit…Po thuaju shkodraneve sa ka investuar, i ka vu bandat dhe vrasesit mbi ta dhe i qeveris per bukuri ne kundershtim me çdo tradite. E sotmja ishte dite e mire, e quaj ditë të mirë, dite e mire do te jete edhe javen tjeter kur nga Parlamenti do largohet kryemafiozi Koco Kokëdhima. Ky mumuth që nuk ngopet së vjedhuri për shqiptarët. E quaj ditë të mirë, ditë të bardhë. Këtu jemi ne për tiu thyer hundët secili që ka lidhje me krimin.