Replika në Kuvend, Felaj: Ju plagosët gazetarë, Patozi: Niveli juaj s’ma lejon replikën

411
Debate në sallën e Kuvendit ka pasur edhe mes deputetit Astrit Patozit dhe Ministres Ermonela Felaj lidhur me projektligjin për kriminalizimin e shpifjes.
Kjo e fundit i kujtoi deputetit se gjatë qeverisjes së demokratëve janë djegur gazeta, janë sulmuar gazetarë, madje dhe janë plagosur, duke iu referuar këtu protestës së 21 janarit.
Deputeti Patozi refuzoi të replikojë me Ministren, për shkak siç tha ai të nivelit të saj dhe peshës politike në qeveri.
Felaj: Nuk e kuptoj të merrni fjalën dhe të filsni për lirinë e shprehjes zoti.Patozi sepse ju si forcë politike realisht nuk mund të bëheni flamurtarë të mbrojtjes së lirisë së shprehjes përsa kohë në ta kaluarën tuaj politike shënoni raste të turpshme të sulmeve ndaj gazetarëve. Keni plagosur gazetarë në protestën e 21 janarit, keni kërkuar gazetarë të kërkojnë azil politik jashtë vendit. Keni rrethuar gazeta dhe keni djegur gazeta. Tani ne jemi zgjedhur nga populli që të themi të vërtetën, në rast se shpifim na dënon Kushtetuta dhe Kushtetuta e thotë qartë që deputetët mbajnë përgjegjësi në rast se shpifin po na dënon edhe kodi penal në nenin 120 të tij. Ne që kemi detyrimin të mos i mashtrojmë ata që na kanë besuar të jemi këtu dhe të themi të vërtetën natyrisht sanksioni duhet të jetë më i rëndë dhe këtu nuk ka lidhje as media dhe as njerëzit e zakonshëm dhe ju lutem mos abuzoni.
Patozi: Zonja. Ministre për shkak të peshës që ju zini në kabinetin qeveritar, por edhe në politikën në përgjithësi, por edhe për shkak të nivelit tuaj, unë e konsideroj të arsyeshme të mos bëj replikë me ju. Por mund ta konsideroni fyerje dhe ta fusni tek ky neni i ri që do miratoni. Një gjë po ta them ato që ju përmendët si njolla në biografinë time politike, ose profesionale janë dekorata dhe për shkak të atij kalvari ne arritëm tek dekriminalizimi.
Sigal