Replika/ Manjani: Një këshillë për Erion Veliaj dhe një mesazh për Niko Peleshin

399
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së. Në një status në Facebook, Manjani e quan shok të mirë si Peleshin ashtu dhe Erion Veliajn.
Ai thotë se Peleshi në të dyja qëndrimet, edhe të djeshmin edhe të sotmin tha të vërtetën, pasi ai u shkarkua sepse foli. Zv.kryeministri i quajti deklaratat e fundit nga LSI-ja taktikë para zgjedhjeve.
Por Manjani ka edhe një këshillë për Erion Veliaj, ndërsa flet për një ‘kapiten’ tjetër.
STATUSI I MANJANIT
Mirëmbrëma,
Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.
E falënderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!
Këtë thashë dhe unë dje!
Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe këto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.
Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!
Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!
Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.
Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitenin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e radhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive! Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!
Sigal