Replika/ Basha i kthen reston Ramës: Zëri im shërohet prapë, po mendjes tënde si do ia bësh…

480
Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama për zërin e ngjirur të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar ky i fundit. Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë në ‘Facebook’, duke shtuar se: “Zeri im sherohet prape po mendjes tende si do ja besh…”.
Me anë të një mesazhi në “Facebook” Rama ironizoi pak çaste më parë fjalimin e liderit të opozitës, ndërsa theksoi se rivali i tij tregon përralla me zë të ngjirur. “Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s’duan të shohin shurdhëve që s’duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty ”, citohet në mesazhin e Ramës.
Basha paralajmëroi sot Ramën nga ‘cadra e lirisë’ se që prej javës tjetër nis mosbindja civile e lëvizjes popullore të drejtuar nga opozita në të gjithë vendin. Ai foli për një armatë paqësore të republikës së re nga jugu në veri e nga lindja në perëndim.
Replikat mes dy liderëve, vijnë pak orë pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës, pavarësisht ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog. Rama mësohet të jetë shprehur se Ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.
Sigal