Rënia e qarkullimit të parasë, Spahiu: Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit të parave të drogës!

406
Sigal

Deputeti i LSI-së, përparim Spahiu ka reaguar mbi raportin nga Banka e Shqipërisë mbi nivelin e ulët të qarkullimit të parasë, më i ulëti që prej vitit 2002.

Spahiu shprehet se kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonomike dhe se beson se kjo nuk është reale.

“Tani pyetjen se ku gjenden paratë, kur raportohet ulje e saj në qarkullim, njëkohësisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, përgjigja është shumë e thjeshtë: Ekonomia shqiptare në varësi totale nga paraja që hyn nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve!” – shkruan Spahiu në një postim në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i Spahiut:

Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit të parave të drogës!

Banka e Shqipërisë raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002.

Kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonomike, shifra që unë besoj fort nuk janë reale, ashtu siç doli dhe mashtrim, gjoja ulja e borxhit, ku si KLSH por dhe FMN e raportojnë mbi 70%.

Ne kemi nivelin më të lartë të qarkullimit të parave jashtë bankës, raporton po Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu raportohet rënie e kreditimit për kompanitë dhe individët në sistemin bankar.

Tani pyetjen se ku gjenden paratë, kur raportohet ulje e saj në qarkullim, njëkohësisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, përgjigja është shumë e thjeshtë:

Ekonomia shqiptare në varësi totale nga paraja që hyn nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve!