Rënia e bustit të diktatorit, Basha: Rama-Meta, qeveri neohoxhiste. Mungon Berisha

410
Sigal

Grupimi “Dhjetori ‘90″, nën moton “Stop rilindjes së mitit të diktaturës”, organizoi protesta në sheshin ku ka qenë busti i diktatorit Enver Hoxha, 24 vite pas rrëzimit të tij. Në këtë aktivitet, ku foli kreu i PD-së Lulzim Basha, ra në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Burime pranë ish-kryeministrit thanë se në këtë orë, Berisha gjendej për ngushëllim në varrimin e vajzës së ish-ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola.

Në fjalën e tij, Basha shprehu nderim për ata që kontribuan në rrëzimin e atij që ai e quajti simboli i diktatorit më të egër të historisë.

Sipas tij, demokracia “nuk mund të shartohet me asnjë element të diktaturës e aq më pak me simbolin e saj…ky është një mësim nga 20 shkurti…që përcakton vijën ndarëse të Shqipërisë së re demorkatike nga diktatura hoxhiste….”,- tha Basha.

Basha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se po rikthejnë elemente të diktaturës neohoxhiste.

“Ka ende persona që shprehin adhurim për frikën, agresionin dhe dhunën, pushtetarë me karakter të dobët dhe busull të dobët…në dy vitet e fundit… modeli i diktatorit fle në kokat e tyre…Asnjëri prej nesh nuk duhet të harrojë se nga një Shqipëri e lirë, hoxhizmi nuk mund të kthehet…qeveria bën çmos ta kthejë në formën e oligarkisë, që me forcën e pushtetit të parase do të vërë në zotërim gjithçka…kjo është qeveria Rama-Meta, oligarkia Rama-Meta…një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit 91”.

“Nëse nuk do i vëmë kufij të keqes, rrezikon të na përsëritet….sot duhet të çrrënjosim rilidjen e modelit të diktaturës Enver Hoxha dhe nipërit e tij politik, maniak abuziv të pushtetit s’duhet të jenë pjesë e modeleve tona të qeverisjes”, apeloi Basha.