Rektori Mynyr Koni: Kancelari ka ushtruar presion, rrogat kanë filluar vonesën që në mars të 2017-ës

585
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një deklaratë për mediat, ka folur për problemet që shqetësojnë Universitetin.
Koni tha se kancelari i Universitetit ka ushtruar presion, ka vonuar rrogat dhe ka shkelur ligjin.
“Problematikat janë bërë publike tashmë. Që në janar 2017 me krijimin e strukturës së bordit të administrimit sipas ligjit, kancelari i universitetit i zgjedhur sipas ligjit ka ushtruar presion. Ka kryer veprime të vazhdueshme, pavarësisht kërkesave tona. Nuk ka patur zgjidhje, vetëm agravim të situatës. Me miratimin e buxhetit, veprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me ligin, kur kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit po ashtu dhe bordi i administrimit, pasi ligji i ka dhënë vetëm të drejtën e administrimit. Këto veprime kanë çuar në një situatë të rëndë, në vonesat e pagave, 10-15 nga marsi e në vazhdim duke bllokuar siguracionin. Kulmi arriti në mospagesën e punonjësve të rekrutuar, shenjë e qartë e presionit të tyre.”tha Koni.
Sigal