Rekomandimi/ Presidenti Meta reagon pas takimit me Mogherinin: Një hap i rëndësishëm përpara

401
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zhvilloi me shefen për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini në ambientet e Presidencës, pas rekomandimit pozitiv që dha KE për hapjen e negociatave.
Përmes një statusi në Twitter, Meta thotë se rekomandimi pozitiv i KE-së është një hap i rëndësishëm dhe Shqipëria që duhet të vazhdojë reformat.
“Rekomandimi pozitiv i KE-së, një hap i rëndësishëm përpara!
Faleminderit Federica Mogherinit, Johannes Hahn dhe Komisionit!
Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe”- shkruan Meta.


Sigal