Rekomandimi pozitiv i KE për hapjen e negociatave, Meta: Një lajm jashtëzakonisht pozitiv

416
Sigal

Kryetari i Kuvendit,
Ilir Meta u shpreh se rekomandimi pozitiv i KE për Shqipërinë, për hapjen e
negociatave është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për të gjithë qytetarët e
vendit tonë. Meta ka falenderuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen që i
ka dhënë Shqipërisë për përmbushjen e angazhimeve të Reformës në Drejtësi.
Sipas Metës, dita e sotme sjell shumë optimizëm, por njëkohësisht sjell edhe
shumë përgjegjësi për klasën politike të vendit. Sa i përket Reformës në
Drejtësi, ai e konsideron si një nga sfidat kryesore për integrimin e vendit në
Bashkimin Europian, ndërsa për “vetting”-un shprehet me siguri se është një
proces që do të ndodhë së afërmi. Duke folur për “Vetingun”, Meta, u shpreh se
ai është një proces që do të ndodhi së afërmi dhe besojmë se së shpejti
Komisioni i Venecias do të shprehet apo do të rishprehet për këtë çështje. Më
pas ne do të vazhdojmë me zbatimin e “Vettingut” si hapi i parë për vetë
zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe si një kërkesë tashmë e qartë e
Bashkimit Evropian për të ecur drejt një date për çeljen e negociatave për
anëtarësim”. I pyetur për kërkesat e opozitës për krijimin e një qeverie
teknike për t’i hapur rrugë përgatitjes së zgjedhjeve dhe për t’i mbyllur
rrugën kontestimeve për rezultatin e zgjedhjeve, Meta tha se “çdo kërkesë e
drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme nga ana e opozitës, që
ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore dhe procesit
zgjedhor duhet marrë në konsideratë”.