Rekomandimi i KE, Gjosha: Qeveria ta lexojë raportin në çdo faqe dhe të fillojë analizën e thellë

600
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka apeluar sot për një bashkëpunim gjithëpërfshirës të të gjitha palëve lidhur me çështjen e integrimit në BE, dhe konkretisht, për realizimin e hapit të radhës të këtij procesi, atë të çeljes së negociatave të anëtarësimit.
Apelin e saj, Gjosha e bëri në tryezën e përbashkët të deputetëve me ambasadoren e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, ku temë e diskutimeve ishte pikërisht, rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave që Komisioni Europian sugjeroi një javë më parë për Brukselin, rekomandim ky që do të shqyrtohet në qershor.
Nga ana tjetër, ajo i beri thirrje qe qeveria ta lexojë raportin në çdo faqe dhe të fillojë analizën e thellë
“Ky është momenti ku rezultatet dhe diplomacia duhet të shkrihen në një. Fatkeqësisht qasja ndaj vendeve anëtare është e papranueshme dhe nuk lehtëson procesin e vendimmarrjes pozitive. Ky moment kërkon seriozitet dhe maturi dhe jo arrogancë. Shpresoj që qeveria ta lexojë raportin në çdo faqe dhe të fillojë analizën e thellë. Procesi i integrimit kërkon administratë funksionale dhe kapacitete njerëzore. Shkrirja e ministrive ka shkatërruar koordinimin e procesit të integrimit dhe ka bllokuar shërbimin ndaj qytetarëve”- u shpreh deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
Sigal