Rehabilitimi i 31 çerdheve, Veliaj: Ftesë prindërve dhe qytetarëve për kontribut

436
31 biznese dhe individë i janë përgjigjur nismës “Adopto një çerdhe”, për të kontriubuar në në rimëkëmbjen e godinave që do të mirëpresin qytetarët e vegjël të Tiranës në muajin shtator.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, që ka qenë edhe nisëtari I këtij projekti, siguroi që viti I ri edukativ do të ketë çerdhe më dinjitoze.
“Më vjen mirë që të gjitha çerdhet janë sot zyrtarisht të adoptuara dhe deri në fund të javës tjetër, do të kemi çerdhe shumë më dinjitoze se ato që gjetëm kur morëm detyrën. Thirrjes tonë për të adoptuar një çerdhe i janë përgjigjur 31 kompani dhe individë” tha Veliaj
Pasi iu bashkua vullnetarëve vullnetareve që po japin kontributin e tyre në çerdhen nr.19 në Kinostudio, z. Veliaj nënvizoi rëndësinë e komunitetit për të nxjerrë Bashkinë e Tiranës nga gropa financiare.
Kreu i Bashkisë së tiranës, ftoi edhe njëherë qytetarët për të shkuar në një nga çerdhet që po riparohet, e të japë kontributin e tij, ku mund të dhurojë diçka, lule, lodra, ose orë pune.
Sigal