Refuzoi të kandidonte për kreun e PD, Patozi ka një mesazh ‘për sharësit me dhe pa pagesë’

541
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka një përgjigje për të gjithë ata që e kundërshtojnë. Patozi shprehet se i mirëkupton të gjithë që qëndrojnë përkrah Bashës, duke i cilësuar si ‘sharës me apo pa pagesë’.
Dje Patozi refuzoi të kandidonte, ndërsa e quajti farse garën për kreun e ri të PD.


Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.

Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.

Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve!
Sigal