Reformimi i institucioneve, ALUIZNI kalon në varësi të ministrit të Drejtësisë

638
Bashkë me reformimin e ministrive, gjatë këtij 4-vjeçari do të shkrihen jo pak, por 37 agjenci dhe institucione të administratës shtetërore.
Kështu me vendimin e sotëm të Qeverisë Rama, ALUIZNI do të kalojë në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
Këtë vendim, Këshilli i Ministrave e mori nga Vlora, ku edhe u zhvillua sot mbledhja e qeverisë.
VENDIMI I QEVERISE
VENDIM
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46, të ligjit nr.9482, datë 16.2.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”.
2. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Sigal