Reforma zgjedhore, vjen përgjigjja e Ramës për 3 kushtet Bashën

487
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje liderit demokrat Lulzim Basha pas tre kushteve që Partia Demokratike vuri për nisjen dhe zbatimin e reformës zgjedhore.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë thotë se kjo reformë ka qenë pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes tij dhe Bashës, që bëri të mundur futjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Por Rama thekson se nuk mund të pranojë kushte, duke u shprehur: Idetë e një pale nuk janë kusht për tjetrën.
Ndërkaq, kryeministri bën të ditur se hapi i parë i reformës zgjedhore do të jetë mundësimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit, nga selitë diplomatike të vendeve ku ata jetojnë.
“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. ????????Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, – shkruan shefi i mazhorancës në Facebook. 
Sigal