Reforma zgjedhore, Luan Rama: Ruçi u nxitua të mbyllë mbledhjen, duhet konsensus

582
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në komision, Luan Rama ka folur jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit. Ai tha se Gramoz Ruci nuk e lejoi të fliste dhe se u nxitua të mbyllë mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.
“Kur dëgjova fjalën e Rucit në fillim mu kujtua bindja se ai është aty për një klimë ndryshe për punën e konsensusit të komisionit. Por ajo çfarë unë nuk kuptova ishte nxitimi i tij për të mbyllur mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve. Unë theksova në mbledhje se LSI është aty për të realizuar nja reformë zgjedhore për të kaluar caqet partiake.
Dhe për të realizuar këto duhet vullnet politik. Nuk e kuptova se pse kreu i Kuvendit nuk lejoi anëtarët e tjerë të flasin. Më bëri përshtypje se dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës ikën mbrapa si ushtarë të Rucit. Unë isha në komision për të qenë bashkëpunues dhe mbrojtës të votës. Ambasadori i OSBE të që mos rrijë si ushtar i Rucit, por duhet të reagojë”- tha Luan Rama.
Sigal