Reforma zgjedhore drejt dështimit, mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë konsensus

424
Sigal

Ndonëse në 30 qershor 2019 do të zhvillohen zgjedhjet lokale, Komisioni Parlamentar për Reformën e re Zgjedhore ka ngrirë, për shkak se opozita bojkoton veprimtarinë parlamentare. Mirëpo kjo vë në rrezik të madh miratimin e reformës së re zgjedhore, pasi duhet të miratohet 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, dje nga Brukseli deklaroi se reforma e re zgjedhore do të miratohet deri në fund të dhjetorit, sepse palët kanë rënë dakord. Mirëpo, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho e përgënjeshtroi, po nga Brukseli Ballën duke thënë: “Është dëshirë e zotit Balla pa thënë sesi do bëhet. Nuk kemi marrëveshje për reformën zgjedhore. Ndoshta e ka fjalën për marrëveshje me opozitën e ndonjë vendi tjetër”.