Reforma zgjedhore, diskutimi mbyllet me largimin e PD-së

526
Sigal

Paraditen e djeshme, nisi diskutimi i komisionit për reformën zgjedhore. Para deputetëve është paraqitur një listë prej 36 kërkesash, të bëra bashkë e të përgatitura nga secila prej partive. LSI-ja kërkon listat e hapura, socialistët janë kundër, por debati mes dy partive të mëdha, PS e PD, për votimin elektronik përfundoi me braktisjen e komisionit nga opozita. “Partia Socialiste vrau reformën. Pa këtë reformë, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira. PD mbështet dekriminalizimin dhe financimin e partive politike, por të gjitha mbeten një farsë në Kodin Zgjedhor dhe kanë impakt zero në votën e shqiptarëve. Me votimin elektronik, komisionerët partiakë nuk kanë më në dorë procesin. Ne duam që identifikimi i qytetarëve të bëhet me shenja gishtash, s’ ka nevojë për kartë identiteti”, tha Oerd Bylykbashi pas daljes nga Kryesia e Kuvendit. Pas këtij ashpërsimi të gjuhës nga ana e PD-së, pritet edhe qëndrimi zyrtar i selisë blu, që siç ka deklaruar më parë mund të paralajmërojë edhe bojkotimin e zgjedhjeve. PD u largua sot nga mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Më pas Oerd Bylykbashi sqaroi arsyet dhe akuzoi Partinë Socialiste se i po e vret reformën zgjedhore duke mos pranuar votimin dhe numërimin elektronik. “Nëpërmjet identifikimit elektronik zgjedhësit votojnë vetë, askush nuk voton për ta, nuk ka votim në emër të të tretëve. Me votim elektronik komisionerët nuk kanë në dorë procesin e votimit, qytetari hyn dhe voton. Nuk ka nevojë për kartë identiteti, nuk ia blen dot njeri kartën e identitetit, duke i mohuar të drejtën e votës. Ai shkon dhe identifikohet me shenjën e gishtit. Me votimin elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve për të lejuar votim të shumëfishtë. Militantët partiakë do zhduken. Këto janë arsyet, pse propozimi ynë për votim elektronik dhe numërim elektronik me rezultat të menjëhershëm, është thelbi i reformës”,