Reforma zgjedhore, Çlirim Gjata dhe Kristaq Kume: Duhet vullnet politik

434
Reforma Zgjedhore është një nga çështjet kryesore për të cilën të gjitha partitë bien dakord se duhet të kryhet në një kohë të shpejtë. Për këtë çështje fliste qartë dhe prerë edhe raporti i fundit i OSBE-ODIHR, dalë pas monitorimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Në këtë raport argumentohej se partitë duhet të bashkëpunojnë për të realizuar sa më shpejt reformën në këtë fushë me qëllim që të mos përsëriten më gabimet e zgjedhjeve të mëparshme. Sipas dy ish -kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Çlirim Gjata, realizmi i reformës dhe kryesisht numërimi elektronik do të sjellë miradministrim të procesit zgjedhor. “Është i mundshëm për t’u bërë, nëse ai do të realizohet si një proces i mbyllur brenda qendrës së votimit”, u shpreh Kristaq Kume. “Unë do të isha për sistem proporcional të pastër, me një zonë zgjedhore, me lista të hapura, i cili jep jo vetëm mundësi gare, i jep mundësi po ashtu formimit të koalicioneve postzgjedhore si dhe krijon mundësi për emigrantët”, vazhdoi me tej ai. Sa i takon propozimit të Partisë Demokratike për të ulur rolin e kryetarëve dhe për t’i dhënë qytetarëve mundësi zgjedhje, ekspertët japin sugjerime të ndryshme. Për Çlirim Gjatën, mund të jetë qoftë sistem maxhoritar i pastër ose i përzier, qoftë proporcional i pastër apo i përzier, e rëndësishme është që të jetë me lista të hapura, që qytetarët të mos votojnë atë që u urdhërohet apo ju vjen në pjatë nga partia, por të votojnë vetë atë që duan të shkojë deputet. Për të realizuar reformën zgjedhore, ish-kryetarët kërkojnë që palët të kenë vullnet politik për ta realizuar dhe jo retorikë boshe. Reforma zgjedhore kërkon 3/5 e votave në Parlament, për këtë arsye forcave politike do t’u duhet të gjejnë patjetër gjuhën e përbashkët. Ditët në vijim pritet që maxhoranca dhe opozita të ulen në një tryezë për të diskutuar në lidhje me ligjin zgjedhor
Sigal