Reforma/ Nishani mbështet Vasilin për ONM-në në takimin me Lu e Vlahutin

511
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar sot ambasadorët Lu dhe Vlahutin për reformën në drejtësi.
Sipas deklaratës zyrtare, Nishani ka mbështetur shqetësimin e Petrit Vasilit në lidhje me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
LSI ka shprehur rezerva për këtë dhe se kompetencat e saj bien ndesh me Kushtetutën. Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.
Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme permes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.
Sigal