Reforma, negociatat ndërkombëtare pas dështimit të paktit PS-PD

424
Ndërkombëtarve u ka rënë sërisht barra për të zgjidhur ngërcin mes palëve politike për numrin e barabartë të anëtarëve në komisionin e posacëm për reformën në drejtësi, kërkesë kjo e ardhur nga Partia Demokratike. 
Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se të djathtët janë në pritje të ndërhyrjes së ndërkombëtarve për këtë çështje pasi mazhoranca një ditë më parë i refuzoi opozitës kërkesën për tu përfaqësuar me 6 anëtarë ashtu si shumica në komisionin e posacëm për reformën në drejtësi.
Por në një prononcim për mediat kryetari i Kuvendi ilir meta e ka lënë evasive nëse do ta pranoj mazhoranca paritetin e kërkuar nga opozita në këtë komision apo jo. Meta është ndalur edhe tek çështja e zgjedhjeve në vorë për të cilën paralajmëroi ndryshime në Kodin Zgjedhor 
Opozita vendosi vetëm pak ditë më parë të bëhej pjesë e komisionit të posacëm për Reformën në Drejtësi me justifikimin e barazisë së anëtarëve me mazhorancën pasi ndonëse ky Komision u ngrit në dhjetor të vitit të kaluar opozita vendosi ta bojkotonte atë.
Rikthimi i demokratëve u shoqërua me heqjen dorë nga bashkëkryesimi dhe me ndryshimin e përbërjes së këtij Komisioni, ku aktualisht 6 përfaqësues i përkasin shumicës dhe 5 opozitës. Komisioni i Reformës së Drejtësisë deri më tani ka organizuar disa tryeza konsultimesh me grupet e interesit, ndërkohë që sesioni parlamentar i vjeshtës pritet të sjellë një sërë ndryshimet ligjore. 
Sigal