Reforma në Veterinari, Vlahutin: BE ka përcaktuar 71 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë

426
Në prezantimin e reformës për shërbimin veterinar, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, e cila tha se pas 5 prioriteteve kyçe për në BE, bujqësia dhe ushqimi do të jenë në qendër të vëmendjes për Shqipërinë. Ndër të tjera ajo theksoi një fakt të rëndësishëm se BE ka përcaktuar 71 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë, por nëse janë kapacitetet e duhura për t’i menaxhuar ato. “Ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë, më lejoni t’ju siguroj që pas 5 prioriteteve kyçe bujqësia dhe ushqimi është një nga vëmendjet më kryesore të BE në Shqipëri. Për 4 vitet e ardhshme BE ka përcaktuar 71 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për ato objektiva që po flasim sot. I gjithë ky investim do të jetë i qëndrueshëm nëse ka kapaciteteve të duhur për t’i menaxhuar ato. Duhet patjetër që ne të investojmë më shumë tek njohuritë kapacitetet që në moshë të hershme. Të gjithë së bashku duhet të japim mbështetjen e duhur për të motivuar ata që duan të shkëlqejnë dhe të krijojmë mundësinë për më të mirët”, u shpreh Vlahutin. Ndërsa ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në konferencën “Reforma për Shërbimin Veterinar Shtetëror”, tha se ligji i ri rregullon një sërë veprimtarish në fushën veterinare dhe kthen zyrtarisht në punë 1200 veterinarë me të drejta të plota.
Sigal