Reforma në drejtësi, Wilton: Të jetë gjithëpërfshirëse

468
Zëvendësambasadori i OSBE në vendin tonë, Robert Wilton ka folur ditën e sotme nga Shkodra për reformën në drejtësi. Duke i shprehur se OSBE mbështet reformën në drejtësi, Wilton theksoi se kjo është një çështje delikate.

Zëvendësambasadori është shprehur se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, dhe të realizohet në transparencë. Sa i takon procesit të dekriminalizimit, Wilton tha se është i nevojshëm dhe ai i duhuri për t’u realizuar. “Partitë politike të bashkëpunojnë për hapjen e dosjeve, pasi kjo është e rëndësishme për të kaluarën”, tha ndër të tjera zëvendësambasadori Wilton.
Sigal