Reforma në Drejtësi/ “Venecia”: Mandati i Kryeprokurorit të mos ndërpritet

426
Sipas rekomandimeve të Venecias, 3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen me 2/3 e parlamentit. Kjo ishte edhe kërkesa e bërë nga Partia Demokratike, ndërsa qeveria ka kërkuar zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses me 3/5. Një pikë tjetër e diskutuar mes qeverisë dhe opozitës ishte mandati i prokurorit të Përgjithshëm. Përkundër nga ajo që kërkon qeveria, Venecia rekomandon që mandati i kryeprokurorit të mos ndërpritet. ‘Venecia’ parashikon se nëse nuk ka konsensus për 3/5, duhet zgjidhje proporcionale që sipas Komisionit garanton përfaqësimin e opozitës. Po ashtu, në draft kërkohet që të përcaktohet mënyra e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Ndër të tjera, përveç disa nga pikave që janë rekomanduar, Komisioni i Venecias ka përgëzuar autoritetet për reformën kushtetuese. Në këto dy pika, Venecia ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë duke i dhënë të drejtë opozitës.
Sigal