Reforma në Drejtësi, Rama takon ambasadorët Lu dhe Vlahutin në Kryeministri

385
Sigal

Në një
kohë kur nuk na ndan shumë kohë nga votimi i ligjeve të fundit, pjesë e paketës
për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me
ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin. Mësohet se
takimi u mbajt në Kryeministri.

Ditën e enjte pritet që të
diskutohen në Kuvend dy ligjet e paketës për reformën në drejtësi, për
Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Duke qenë se këto janë dy ligje të
rëndësishme që përcaktojnë funksionin e këtyre organeve, kalimi i tyre bëhet me
84 vota. Ndaj, deputeti Gramoz Ruçi, në emër të grupit të PS, u kërkoi dje
deputetëve të mos mungojnë në seancën plenare.