Reforma në drejtësi, Rama dhe Basha në zyrën e Metës

431
Në kryesinë e Kuvendit ndodhen kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, të gjirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për të gjetur një zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë nuk dihet nëse do të jenë dy ambasadorët, ai amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Vlahutin, të cilët më herët kanë deklaruar se do të mungojnë, pasi Basha nuk përmendi propozimin hibrid, por vetëm krijimin e një qeverie teknike. Në fillim u vu në dyshim edhe prania e kryeministrit Rama, por ky i fundit është parë të hyjë në këmbë në zyrën e Metës.
Basha u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias. Por ka qenë pikërisht kjo deklaratë ajo që nuk është mbështetur nga dy ambasadorët, të cilët kërkuan nga Basha që të specifikojë ekskluzivisht se negociatat do të bëhen mbi propozimin hibrid.
Sigal