Reforma në drejtësi, përplasje PD-PS. Halimi: Pa u ‘pastruar’ Kuvendi, s’ka drejtësi të besueshme

445
Përplasje mes përfaqësueve të shumicës dhe opozitës në takimin e mbajtur sot në Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të reformës në sistem. 
Ndërkohë që shumica shprehet e hapur për bashkëpunim për reformën, deputeti i PD-së, Eduard Halimi thotë se pa dekriminalizimin e Kuvendit nuk mund të ketë reformë. “Ne ngritëm shqetëisimin se sado ligje të bëhen, pa u bërë më parë dekriminalizimi i Parlamentit është e pamundur të jemi të besueshëm para gjyqtarëve dhe qytetarëve, para se të pastrosh oborrin e tjetrit, duhet të largosh letrat nga oborri ynë. Nuk miratohen ligjet e drejtësisë me votat e deputëteve që kanë rekorde të tmerrshme kriminale”- tha Halimi në mbyllje të takimit.
Sigal

Sipas tij, kërkesa e opozitës është e qartë dhe pritet përgjigja e shumicës. “Lidhur me praninë e opzitës më komisionin e reformës në drejtësi, shprehëm gatishmërinë për të qenë prezentë duke pritur përgjigjen e shumicës që ky të jetë i barabartë me anëtarë dhe opozita të ketë bashkëdrejtimin, kjo që reformë të jetë afatgjatë dhe t’i rezistojë kohës pavarësisht pushteteve që ndërrohen. Pa pasur të drejtën e vetos, qëllimi ynë është të gartantojmë që ligjet të bëhen transparentë nën mbikëquyrtejne ndërkomëbatre dhe të jenë në shtratin e rrugës evropiane”- tha ai.

Në takim, në prani të kreut të ministrisë, ambasadores së BE-së, kreu i shtetit, Bujar Nishani ka lëshuar kritika në adresë të shumicës, duke thënë se në komisionin e thërritur nuk ka pasur përfaqësues të presidencës. Por kjo është kudnërshtuar nga deputeti socialist, kreu i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. “Ka pasur apo nuk ka pasur përfaqësues, hapni kronikat, nuk ka më transparencë se ju, ju keni qenë vetë të pranishëm”- iu drejtua Xhafaj gazetarëve që i drejtuan këtë pyetje.

Sa për vlerësimin e bërë edhe nga ambasadori gjerman në vendin tonë, se ka shumë gjyqtarë që e nisin ditën me zarfe, Xhafaj u përgjigj: “Unë nuk bëj pjesë në ata që flasin, por që punojnë për ta ndryshuar situatën. Që ka papërgjegjshmëri, paaftësi dhe korrupsion në sistem kjo është e dukshme”- tha ai.