Reforma në Drejtësi, PD: Do të pranojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias

45
Të premten zyrtarisht Kuvendi do dërgojë në Komisionin e Venecias amendamentet Kushtetuese të draftit të ekspertëve, për reformën në sistemin e drejtësisë. Drafti do të shoqërohet edhe me vërejtjet e opozitës për dokumentin e hartuar nga grupi i ekspertëve. Burime pranë PD bëjnë të ditur për mediat se PD do të adresojë në Venecia të gjitha shqetësimet që ka për draftin e paraqitur.
Gjithashtu, po i njëjti burim theksoi se PD do të pranojë në çdo rast rekomandimet e Komisionit të Venecias, si një nga partnerët kryesorë për reformën në drejtësi, roli i të cilit është kërkuar me insistim nga opozita. “Venecia” do t’i trajtojë njëherazi të dy materialet, si draftin e mazhorancës, ashtu edhe vërejtjet e opozitës, për të adresuar më pas ‘këshillimin’ e tij për draftin përfundimtar, i cili do të miratohet në Kuvend.
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, pas 4 orë debatesh, vendosi një ditë më parë me konsensus të të dy palëve që drafti i ligjit i propozuar nga ekspertët e mazhorancës bashkë me vërejtjet e opozitës t’i dërgohen për opinion, Komisionit të Venecias