Reforma në drejtësi, OSBE në Tiranë: Momenti i duhur që të rritet numri i gjykatave administrative në vend

450
Sigal

Kuadri ligjor nuk ndihmon ngarkesën e punës që ka aktualisht Gjykata Administrative, thuhet në raportin e monitorimit të kësaj gjykate për 2015, të hartuar nga prezenca e OSBE në Tiranë.

“Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë. Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet”, është shprehur zv.kryetari i OSBE-së, Robert Vvilton.

Raporti i monitorimit vëren se në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimit, gjykimi i çështjeve në gjykatat e shkallës së parë ishte arsyeshëm i shpejtë, çka tregon se rregullat e eja të gjykimit, të cilat kanë për qëllim përshpejtimin e proceseve, janë të efektshme.

Nëse seancat gjyqësore në shkallën e parë të Gjykatës Administrative zhvilloheshin në kohë të shpejtë, në raport thuhet se nuk ndodhte e njëjta gjë në shkallën e Apelit ku kishte prirje për të tejkaluar afatin 30 ditor që përcakton ligji për Gjykatën Administrative. 

OSBE kërkon që të rishikohet mbulimi gjeografik i secilës gjykatës së shkallës së parë dhe të shihet mundësia për ngritjen e degëve ose gjykatave “udhëtuese“ për zonat e largëta.

Në kuadër të reformës në drejtësi, prezenca e OSBE në Tiranë, thotë se është momenti i duhur që të rritet numri i gjykatave administrative në vend.

“Nëse Gjykata Administrative e Apelit do të vazhdojë të funksionojë si gjykata e vetme administrative për të gjithë vendin, Prezenca rekomandon që numri i personelit të gjykatës, përfshirë gjyqtarët, ndihmësit ligjorë dhe personelin mbështetës të rritet. Në mënyrë alternative, dhe si një perspektivë më e preferuar për Prezencën, legjislativi dhe ekzekutivi në Shqipëri të vlerësojë rritjen e numrit të gjykatave administrative në vend. Duke qenë se Reforma në Drejtësi është në proces, ky mund të jetë çasti i duhur për ta marrë në konsideratë zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në raportin e monitorimit.