Reforma në drejtësi/ ONM dorëzon rekomandimet për kandidatët e shoqërisë civile për KLP

115
Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) kanë dorëzuar sot rekomandimet për kandidatët e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetarja e ONM Genoveva Ruiz Calavera në një status në “Twitter”.
“Vëzhguesit e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar ofrojnë rekomandime për kandidatët e shoqërisë civile për vendet në Këshillin e ri të Prokurorit të Lartë. Vendimtare të ecim përpara me formimin e organeve vetëqeverisëse në gjyqësor”, shkruan Calavera. Entela Hoxhaj nga shoqëria civile është renditur e para në listën e kandidatëve.