Reforma në drejtësi, Nuland telefonon edhe Berishën

512
Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën me dije se ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një bisede telefonike me Ndihmes Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Në njoftim bëhet me dije se biseda ka pasur si kryefjalë reformën në drejtësi. Nuland ka theksuar në bisedë rëndësinë e madhe të kësaj reforme për integrimin e Shqipërisë në Europe dhe shprehu vlerësimin e saj në përpjekjet e fundit të ambasadorëve të SHBA dhe BE për një kompromis midis palëve në ditët që vijnë.
Në bisedën telefonike, Berisha ka theksuar se beson se një kompromis në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm. Sipas Berishës, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe Qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë. Berisha thotë se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe se shpreson që palët do bien dakord për këtë. Në bisedë Berisha ka ngritur edhe atë që Lulzim Basha e quajti disa ditë më parë si “nëna e reformave”, reformën zgjedhore. “Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, është shprehur ish-kryeministri
Sigal