Reforma në Drejtësi, në 11 mars Komisioni i Venecias nxjerr raportin përfundimtar

44
Në 11 mars Komisioni i Venecias pritet të nxjerrë raportin përfundimtar për reformën në drejtësi. Më herët, në javën e tretë të shkurtit, pritet të publikohet një raport paraprak, përpara opinionit final për një ndër reformat më të rëndësishme në vend.

Në raportin e opinioneve paraprake të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, vlerësohen përpjekjet për realizimin konsensual të saj. Kryeministri Edi Rama siguroi një ditë më parë sekretarin amerikan John Kerry se paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi pritet të miratohet në pranverë.