Reforma në Drejtësi, Meta përshëndet konsensusin

392
Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.
Marrëveshja e re është arritur pas orësh të gjata negociatash mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka përshëndetur dhe e ka quajtur marrëveshjen si shenjë pjekurie dhe bashkimi. Ai falënderon kryeministrin Rama, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që ka kërkuar që me draftin të procedohet sa më shpejt për miratim në Kuvend. “Të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvendin e Shqipërisë”, mbyll reagimin e tij Meta.
Sigal