Reforma në drejtësi, Lu: Pasoja të rënda nga SHBA për ata që nuk e votojnë

461
Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ishte sot në protestën e shoqërisë civile që kjo e fundit po bën për reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij, Lu tha se qytetarët shqiptarë e duan reformën në drejtësi. Madje ambasadori Lu tha se ekspertët ndërkombëtarë kanë zhvilluar deri në orën 02:00 të mëngjesit negociata për arritje e një marrëveshjeje, por ka qenë e kotë.
“Pas takimit të shkurtër që patëm, ekspertët negociuan për tre orë , por nuk arritën dot një marrëveshje. Pas 14 muajsh negociata, pse nuk arrihet kurrë një marrëveshje? Pse? Sepse është e qartë se disa nga politikanët tanë nuk e duan marrëveshjen. Pas 18 muaj negociata, disa prej tyre treguan se nuk duan marrëveshje. Rama u dorëzua, dha atë që donte Basha, 6 me 6, por edhe kjo nuk mjaftoi.
Ata s’mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësime, kjo është e çuditshme! Më 19 maj Basha na tha se të huajt do ta pastronin peshkun nga koka, ua tha këtë edhe deputetëve të PE. Tani papritur ndryshon qëndrim. Tani është koha për vendim. Unë po iu dorëzoj partive detajet specifike për këto pasoja. Ato do të jenë të rënda dhe afatgjata. Në ditët e fundit jam takuar me deputetë që i kanë për zemër interesat e Shqipërisë. A do kenë kurajë të votojnë? Apo do të votojnë nga frika e udhëheqësit politik”, tha Lu.
Sigal