Reforma në Drejtësi/ Lu: Jemi të lodhur nga debatet, Basha dhe Rama të takohen të hënën

480
Ambasadori amerikan Donald Lu doli sot në një deklaratë për mediat pas zhvillimeve të fundit lidhur me reformën në drejtësi. Diplomati amerikan ka sfiduar kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha për t’u takuar ditën e hënë dhe të gjejnë se bashku konsensus për miratimin e reformës në drejtësi. Ai tha se janë të gjithë të lodhur dhe acaruar me politikanët. Lu kundërshtoi vendimin e sotëm të Ramës për të hequr dorë nga negociatat.

“Refuzoj vendimin e Ramës që thotë heq dorë nga negociatat. Bashës i kam thënë që variant i tij nuk është i vlefshëm. Propozimi i tij ishte i papranueshëm nga SHBA. Sot Rama njoftoi se ia ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës. Propozoj një zgjidhje të thjeshtë, e sfidoj Ramën e Bashën që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të mos largohemi nga takimi pa një zgjidhje. Dhe të shoh se kush është vërtetë në favor të mbështetjes së kompromisit. Ose duhet të mbyllen brenda asaj salle takimi përjetë. Gjysmë orë më parë pyeta e kush ka më shumë frikë reformën. Gjyqtarët e prokurorët apo politikanë e kriminelë? Të gjithë kanë frikë. Ka ardhur koha të gjejnë kompromis, nëse jo Kuvendi duhet të miratojë këtë reformë”, tha Lu.
Në fund të deklaratës së tij diplomati amerikan u shpreh i bindur se reforma në drejtësi do të votohet, duke shtuar se ky Kuvend do të mbahet ose për suksesin ose për dështimin e reformës.
Sigal