Reforma në drejtësi, Leskaj thirrje opozitës për bashkëpunim

477
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, ka folur sot për sfidat e parlamentit shqiptar dhe qëndrimin e opozitës për të mos bashkëpunuar. Leskaj ka deklaruar se opozita e nis këtë sezon me kërkesën për dorëheqjen e Metës. Sipas saj, opozita duhet të bashkëpunojë për reformën në drejtësi për të mirën e vetes dhe të vendit në përgjithësi. 
“Basha merr kompetencat e organeve të drejtësisë, por është i fundit që mund ta bëjë. Opozita e nis këtë sezon me kërkesën për dorëheqjen e Metës. Ne kemi qenë dhe jemi për bashkëpunim me opozitën. Është në të mirën e opozitës dhe të vendit që opozita të bashkëpunojë. I kemi kërkuar shumë herë opozitës të ulemi bashkë e të bashkëpunojmë për reformën në drejtësi’ deklaroi Leskaj. Deputetja socialiste nënvizoi se vonesa tregon mungesë serioziteti nga ana e opozitës për bashkëpunim në drejtësi. Ajo shtoi më tej se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë politikanë të pastër, që janë aty për t’iu shërbyer qytetarëve dhe jo për të pastruar fytyrat e tyre. 
Sigal