Reforma në Drejtësi, ky është propozimi i fundit nga SHBA – BE

466
Sigal

Zbardhet propozimi qe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë mazhorances dhe opozitës për reformën në drejtësi. Mesohet se formula për të cilën foli nje dite me parë Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, përfshin edhe qëndrimin e mazhorances edhe të opozitës për Vetingun.

Ky propozim thekson se seleksionimi i kandidaturave për anëtaret e institucioneve qe do bëjnë Vetingun, do të bëhet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lënë kështu ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues. Por formula e amerikanëve ka përfshirë edhe një pjesë të propozimit të opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit të posaçëm të kualifikimit, do të zgjidhen nga një komision me përbërje te barabarte opozite-mazhorancë.

Kështu në fund, 12 komisionerët që bëjnë Vetingun, do të filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita, do të zgjedhin secila nga 6 komisionere. Por negociatat ende vazhdojnë dhe në të dy kampet gjatë së hënës ka pasur lëvizje ne lidhje me reformën në drejtësi. Në oren 13.00, socialistet e diskutojnë kete çështje ne mbledhjen e grupit, ndërkohe qe ne 13.30, Basha do të takojë juristët demokrate, për të analizuar propozimin.