Reforma në drejtësi katastrofë, dështimi i BE-së me Sorecën

490
Sigal

Martin Henze, Këshilltar i CDU dhe kancelares Merkel, konludon se rezultatet e Reformës në Drejtësi të autokratit Rama janë një katastrofë, parlamenti jo funksional, ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë dhe zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme. Soreca i ka fshehur BE-së kryebashkiakët e Rilindjes me rekorde kriminalë, prandaj duhet ngritur një Komision Hetimor për të hetuar kush është përfshirë.

Martin Henze: Reforma në drejtësi katastrofë, dështimi i BE-së me ambasadorin Soreca

 Këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, gjithmonë ka qenë kritik ndaj qeverisë së Rilindjes. Madje disa herë publikisht ëshgtë prononcuar duke deklaruar se në Shqipëri është ndërtuar një narkoshtet, ku qeveritarët bashkëpunojnë me trafikantët. Madje këshilltari ekonomik Martin Henze ka kritikuar edhe koncesionet e Rilindjes duke i cilësuar ato afera korruptive. Këshilltari ekonomik Henze disa herë ka adresuar kritikat e tij edhe ndaj ambasadorëve në Tiranë, sidomos ndaj ambasadorit të BE dhe atij të OSBE, të cilët kanë heshtur për çdo shkelje kushtetuese të kryeministrit Rama, të cilët, sipas Henze,  me heshtjen e tyre e kanë ndihmuar kryeministrin Rama të kapë edhe Drejtësinë, nëpermjet së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi. Kësaj here Henze ka replikuar ashpër me Komisionerit Várhelyi dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ai ka publikuar dokumentin që Partia Demokratike nxori për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Henze komenton situatën në vend, reformën në drejtësi dhe jofunksionalitetin e parlamentit. Ja komentet Martin Henze Këshilltari ekonomik pranë CDU.

 Hetim ndërkombëtar për “kapjen” e Reformës në Drejtësi

 Henze i është përgjigjur Komisionerit Várhelyi duke u shprehur se, “Rezultatet e Reformës në Drejtësinë shqiptare të autokratit Rama janë një katastrofë. Tani është mjaft e nevojshme që kjo reformë të hetohet nga një komision hetimor, se kush është i përfshirë.”

 Zyrtarëve të BE-së Soreca ua fsheh kriminelët

 “Reforma në drejtësi ka dështuar, parlamenti është jofunksional, sundimi i ligjit nuk funksionon, zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, disa kryebashkiakë të partisë së Ramës janë kriminelë. Ky është zhvillimi pozitiv për të cilin po flisni në Bruksel? Nëse e shihni këtë në një dritë pozitive, ka ardhur koha për ta shpjeguar”- pyet eksperti gjerman ambasadorin Soreca.