Reforma në drejtësi ka lidhje me pastrimin e korrupsionit dhe ndëshkueshmërinë

67
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ishte dje, i ftuari i parë në serinë e bisedave të Forumit të Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë, ku sqaroi ndër të tjera, se si mund të ndikojnë platformat politike të Presidentit Donald Trump në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë. Duke folur në Forumin e Humaniteteve me student e pedagogë Ambasadori Lu, sqaroi ndër të tjera, se si mund të ndikojnë platformat politike të Trump në marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë. Ambasadori Lu, theksoi se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.” Ambasadori amerikan tha gjithashtu, se “shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë.” Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje, se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare”. Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare”. Por çfarë dëshmon, realiteti shqiptar në drejtësi, korrupsion dhe ekonomi? Shqiptarët janë në pritje të zbatimit të reformës në drejtësi. Drejtësia po vazhdon të jetë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët, i vlerësuar si shumë problem nga 82 % e të anketuarve, i ndjekur nga korrupsioni dhe keqqeverisja, të identifikuar si shumë problem nga 80 % të anketuarave. I treti problem serioz identifikohet pandëshkueshmëria, e ndjekur nga shëndetësia, arsimi dhe ndotja e mjedisit. Ngjashëm me vitin 2014, kur indeksi i pandëshkueshmërisë u publikua për herë të parë, media vazhdon të vlerësohet si aktori më i suksesshëm për sa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë, pavarësish se shpesh perceptohet si një pushtet i kufizuar nga interesa politike dhe ekonomike. Televizioni vazhdon të jetë mediumi kryesor i informacionit për qytetarët, por një rol në rritje kanë dhe publikimet në internet dhe rrjetet sociale. Sipas të anketuarve, fenomeni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri lidhet ngushtësisht me moszbatimin e ligjit dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si dhe korrupsionin. Ligji perceptohet se vepron me dy standarde, një për qytetarët e thjeshtë dhe një tjetër për zyrtarët e lartë. Edhe pse ‘mesatarisht’ të informuar për reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me zbatimin e saj janë të dyzuara dhe vetëm 42 % e të anketuarve shprehen optimistë për zbatimin e reformës.