Reforma në drejtësi, Halimi: Moskonsultimi me ekspertët e PD për amendamentet minon procesin

458
Komisioni Parlamentar për reformën në drejtësi ka diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e sotme kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për të marrë pjesë 2 ekspertë të KLD-së. Deputeti Eduard Halimi tha se anëtarët e djathtë të këtij komisioni janë njoftuar se kanë përfunduar amendamentet. Sipas tij hartimi i amendamenteve dhe i rendit të ditës, është i njëanshëm.

Halimi tha se moskonsulmitm me ekspertët e PD për amendamentet minon procesin. Deputetët e djathtë kanë kërkuar që drafti i reformës t’i përcillet Komisionit të Venecias.
“Kemi dyshime për propozime që kapin drejtësinë. Drafti që kanë sjellë ekspertët të mbahet 1 javë”, tha Halimi. Por në përgjigje të kësaj, deputeti Xhafa tha se drafti është sjellë nga specialistët vendas e të huaj.
Sigal