Reforma në Drejtësi, Gjosha: Po bëhen arrestime politike

593
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, tha se sot është e rëndë të flasësh për reformën në drejtësi, teksa sipas saj po bëhen arrestime politike për të dhënë se kjo reformë po zbatohet.
Gjosha: Fjalia e parë me të cilën dëshiroi të vinte në pushtet është një reformë e re në administratën politike ku retorika ishte kazani, tepsia, më falni që po e përdor.
Nuk e di se sa naivë duhet t’i quajmë ata ekspertë të BE-së për t’u servirur reformën në administratën publike. 
Nuk e di çfarë suksesi duhet t’u sërvirim atyre për reformën në drejtësi, ku një kryeprokurore është zgjedhur me vetëm 69 vota.
Nuk e di çfarë duhet flasim për kandidaturat e KLP-së dhe KLGJ-së, ku ka pasur me qindra problematika, ku u përballëm me retorika të ashpra edhe me OMN-në që ne e zgjodhëm si garant.
Mos të dalim tek arrestimet politike për të thënë se po zbatohet reforma në drejtësi.
Shqipëria sot është në luftë me vetveten për të pasur një shtet të së drejtës, një shtet të së drejtës ku besojnë shqiptarët. Është shumë e rëndë të flasësh për implementimin e reformës në drejtësi, që sot për mua është totalisht e bllokuar.
Ne vazhdojmë të kemi raporte ndërkombëtare ku flitet për grupet kriminale të shpërndara në të gjithë Evropën. Kam qenë vetë 4 vjet dhe kam koordinuar këtë proces. Në qoftë se nuk pranojmë realitetin, nuk e luftojmë dot.
Vetëm pak ditë më parë në pranga u vendos ish-kreu i ARSH-së, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI-së.
Lidhur me këtë arrestim, ka pasur dyshime se prokuroria po vepron në mënyrë politike, ndërsa mazhoranca i ka mohuar akuzat.
Sigal